• e martë, 24 dhjetor 2024

Milevski dhe Alioski nga Tbilisi: Kemi ardhur për fitore

Milevski dhe Alioski nga Tbilisi: Kemi ardhur për fitore
Tbilisi, 22 shtator 2022 (MIA) – Ambiciet e tyre fituese para ndeshjes së nesërme kundër Gjeorgjisë në xhiron e parafundit të Ligës së Kombeve i treguan trajneri i Maqedonisë, Bllagoja Milevski dhe përfaqësuesi Ezxhan Alioski, në konferencën e sotme zyrtare për shtyp në Tbilisi. "Jemi të koncentruar se si do të funksionojmë si skuadër ndaj një kundërshtari të madh. Maqedonia pati kualifikime të shkëlqyera për Botërorin, ndeshje të shkëlqyera në play-off kundër Italisë dhe Portugalisë, por fatkeqësisht u përballëm me shumë probleme në Ligën e Kombeve. Kishim shumë futbollistë të lënduar dhe zëvendësime të detyruara, megjithëse nuk ishte ky plani. Ne vazhdojmë me atë tranzicion dhe kjo është një mundësi për t'u siguruar për cilësinë e futbollistëve të rinj. Përderisa të ketë edhe shanset më të vogla do të luftojmë, tha Milevski. Trajneri maqedonas tha se humbja ndaj Gjeorgjisë në Shkup i përket së shkuarës dhe lojtarët e tij kanë ardhur në Tbilisi pas një fitoreje. "Asnjëherë nuk e kthej kokën pas në të kaluarën, madje as në ndeshjen me Gjeorgjinë në Shkup. Ata luajnë futboll ndryshe nga më parë dhe nëse janë më të mirë se ne, koha do ta tregojë. Në futboll jo gjithmonë fiton më i miri. Nëse nuk do të mendonim se mund të fitonim këtu, nuk do të vinim. Kemi ardhur për të fituar, tha Milevski. Përfaqësuesi Alioski gjithashtu bëri të ditur se "kuq-verdhët" do të tentojnë t'i fitojnë tri pikët ndaj liderit të Grupit 3 në Divizionin C në Ligën e Kombeve. "Kemi përmbushur ëndrrën tonë këtu, u kualifikuam në Kampionatin Evropian, por kjo është tashmë pas nesh. Nuk ka rëndësi nëse luajmë para tribunave të plota apo pa publik, tifozët nuk janë në fushë, për një rezultat të mirë duhet të luajmë futboll të mirë dhe kemi ardhur të tregojmë cilësinë tonë. Humbja në shtëpi ishte shumë e dhimbshme për ne dhe do të mundohemi të fitojmë këtu, tha Alioski". ls/

QËNDRONI TË LIDHUR