• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Milej: Argjentina u kthye në anën e Perëndimit

Milej: Argjentina u kthye në anën e Perëndimit

Buenos Ajres, 23 shkurt 2024 (MIA) - Presidenti argjentinas, Havier Milej sot ishte nikoqir i sekretarit amerikan të Shtetit, Entoni Blinken, funksionarit më të lartë amerikan që e vizitoi Argjentinën prej se presidenti i ri e dha betimin në dhjetorin e kaluar dhe premtoi "terapi tronditëse" për stabilizim të ekonomisë së vendit.

"Argjentina vendosi të kthehet në anën e Perëndimit, në anën e përparimit, demokracisë dhe para ës gjithash, lirissë", deklaroi Milej në fillim të takimit me diplomatin e parë amerikan në pallatin presidencial, Kasa Rosada.

Milej mori qëndrim të theksuar proamerikan, edhe pse ideologjikisht është më i afërt me ish-presidentin amerikan, republikanin Donalld Tramp, i cili pritet të jetë sërish kandidat presidencial në zgjedhjet preidenciale në nëntor, theksojnë mediumet britanike.

Blinken mbrëmë arriti në Buenos Ajres, pas vizitës në Brazilin fqinj, ku u takua me lideirn majtist, Luis Inasio Lula da Silva, i cili, për dallim nga Milej, u konfliktua me uashingtonin për shkak të kritikave të tij për sulmet e Izraelit ndaj Gazës. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR