• e premte, 17 maj 2024

Milanoviq: Duhet respektuar vullneti i shumicës, kjo është përgatitje për grusht shtet

Milanoviq: Duhet respektuar vullneti i shumicës, kjo është përgatitje për grusht shtet

Zagreb, 19 prill 2024 (MIA) - Presidenti kroat, Zoran Millanoviq, pas vendimit të Gjykatës kushtetuese me të cilën i ndalohet të jetë mandatar ose eventualisht kryeministër i ri i Kroacisë, sot deklaroi se duhet ta respektojë vullnetin e shumicës së trupit votues në Kroaci dhe theksoi se vendimi i gjykatës është "i gatshëm për grusht shtet".

"Do të doja që t'i qetësoja qytetarët të cilët janë të inatosur. Kjo është ajo që sot Gjykata kushtetuese mund të thotë, por asgjë nuk mund të bëjë. Zgjedhjet janë mbajtur, vullneti i qytetarëve do të përcaktojë se çfarë do të ndodhë, jo gjyqtarët kushtetues. Nuk mund të bëjnë asgjë. Shumica për mandatar mund të caktojë këdo", theksoi Milanoviq në konferencën për shtyp të pasdites.

Ai shtoi se "nuk ekziston mjet juridik” kundër vullnetit të qytetarëve.

"Kjo është përgatitje për grusht shtet. Kjo është përgatitje për nesër, kumbarin e korrupsionit, Plenkoviq, të tregoj se ka vendim nga Gjykata Kushtetuese. Ajo historia se Kushtetuta eshte mbi popullin kroat, mund ta shpike nje mendje e cuditshme, mos kini frike, kjo eshte thjesht nje pergatitje e Gjykates Kushtetuese qe Plenkoviqi te refuzoje parlamentin", tha presidenti.

Ai shtoi se "për të shumë njerëz votuan në mënyrë implicite".

Gjykata Kushtetuese e Kroacisë më herët vendosi se Milanoviq si president i shtetit dhe “për shkak të deklaratave dhe sjelljeve të tij” nuk mund të jetë mandatar për përbërjen e qeverisë së ardhshme.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Miroslav Sheparoviq, deklaroi se Milanoviç, ndryshe nga Partia Socialdemokrate e Kroacisë (PSD), shkeli paralajmërimin e Gjykatës Kushtetuese të 18 marsit dhe përsëriti se ai ishte duke bërë fushatë si kryeministër i ardhshëm.

Milanoviq, siç u theksua, nuk mund të jetë as mandatar, as kryeministër edhe nëse jep dorëheqje nga presidenca.

Për vendimin votuan nëntë gjyqtarë, tre ishin kundër dhe një anëtar i Gjykatës Kushtetuese mungonte. qa

 

QËNDRONI TË LIDHUR