Milani ka arritur marrëveshje për transferimin e Nkunkut nga Çelsi
- Milani ka arritur marrëveshje me Çelsin rreth transferimit të Kristofer Nkunkut për 36 milion funta, përfshirë bonuset, njoftuan mediat britanike.
- Post By Qefsere Abduli
- 09:32, 29 gusht, 2025
Londër, 29 gusht 2025 (MIA) - Milani ka arritur marrëveshje me Çelsin rreth transferimit të Kristofer Nkunkut për 36 milion funta, përfshirë bonuset, njoftuan mediat britanike.
Sulmuesi francez 27 vjeçar do të nënshkruaj një kontratë pësevjeçare me Milanin dhe do të pranojë uljen e pagës.
Kontrata përfshin një klauzolë për përqindje nga shitja e ardhshme në dobi të Çelsit. Me këtë përfundon qëndrimi dyvjeçar i Nkunkut në Stemford Brixh.
Largimi i tij është pjesë e politikës më të gjerë të transfereve të Çelsit.
Shitja e Nkunkut i mundëson Çelsit të shfaqë një bilanc pozitiv të transferimeve. Këtë verë, klubi ka fituar rreth 309 milionë funte nga shitja e lojtarëve, ndërsa për përforcimet e sjella ka shpenzuar 277 milionë. Kjo është e rëndësishme edhe për shkak të sanksioneve të UEFA-s, të cilat përfshinin një gjobë prej 31 milionë eurosh, por edhe detyrimin për një bilanc pozitiv në mënyrë që lojtarët e rinj të mund të regjistrohen për sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve. qa/
Foto: EPA