Milani, Juventusi dhe Mançesteri junajtedtë interesuar për Tonalin
- Milani, Juventusi dhe Mançester junajted janë të interesuar ta angazhojnë mesfushorin e Njukasëll, Sandro Tonali, raporton "Kalçomerkato.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 12:32, 11 tetor, 2025
Romë, 11 tetor 2025 (MIA) - Milani, Juventusi dhe Mançester junajted janë të interesuar ta angazhojnë mesfushorin e Njukasëll, Sandro Tonali, raporton "Kalçomerkato.
Juventusi është më i interesuari për 25-vjeçarin italian. Një transferim mund të ndodhë në janar të vitit 2026.
Tonali luan për klubin anglez që nga viti 2023. Në sezonin 2025/26, ai bëri dy asistime në nëntë ndeshje në të gjitha ndeshjet. Kontrata e tij është deri më 30 qershor të vitit 2028.
"Transfermarkt" e vlerëson vlerën e tij në 60 milionë euro.
Foto: EPA