Milan e shet fanellën e portierit me emrin Olivie Zhiru
- Ekipi i Milanit ka lëshuar në shitje fanellën e portierit me emrin e Olivie Zhiru, pasi sulmuesi francez mbrojti me sukses portën e milanezëve gjatë fundjavës së kaluar në fitoren si mysafirë ndaj Xhenovas me rezultatin 1:0.
- Post By Besnik Shuki
- 19:52, 9 tetor, 2023

Milano, 9 tetor 2023 (MIA) - Ekipi i Milanit ka lëshuar në shitje fanellën e portierit me emrin e Olivie Zhiru, pasi sulmuesi francez mbrojti me sukses portën e milanezëve gjatë fundjavës së kaluar në fitoren si mysafirë ndaj Xhenovas me rezultatin 1:0.
Portieri standard i Milanit, Majk Minjon, është përjashtuar nga loja në fund të ndeshjes, ndërsa Zhiru qëndroi në vendin e tij dhe me intervenim të shkëlqyeshëm e mbrojti goditjen e futbollistit vendas, Xhorxh Pushkash pak para fishkëllimës së fundit të gjyqtarit.
"Olivie Zhiru u bë pjesë e historisë së Milanit me intervenimin në sekondat e fundit të ndeshjes kundër Xhenovas. Klubi vendosi ta shpërblejë paaqitjen e tij. Në mënyrë shtesë, tifozët tani mund të blejnë fanellë të portierit me mbishkrimin 'Zhiru 9'", kumtoi Milan.
Mediumet italiane njoftuan se fanelllat e portierit të Zhirus në shitoret zyrtare të Milanit tashmë janë shitur. bsh/
Foto: Fejsbuk