• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mijëra spanjoll protestuan kundër amnistisë për separatistët

Mijëra spanjoll protestuan kundër amnistisë për separatistët

Madrid, 8 nëntor 2023 (MIA) - Disa mijëra spanjollë protestuan para selisë së Partisë socialiste spanjolle (PSOE) në Madrid kundër propozimit për amnisti për separatistët katalonas.

Disa nga protestuesit mbrëmë hodhën gurë dhe gjësende të tjera ndaj policisë, disa dhanë përshëndetje naziste dhe valvitën flamuj të diktaturës Franko, siç tregohet në pamjet televizive, njofton DPA.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe shkopinj kundër disa pjesëmarrësve ekstremistë në tubim. Sipas raportimeve të mediave, të paktën gjashtë protestues dhe një polic janë lënduar më lehtë, ndërsa tre persona u arrestuan.

Qeveria kalimtare e kryeministrit Pedro Sançez e PSOE-s ka për qëllim të sigurojë mbështetjen e dy partive separatiste që përfaqësojnë Katalonjën në Dhomën e ulët për një mandat tjetër katërvjeçar me ligj për amnisti dhe lëshime shtesë.

Partia më e madhe opozitare, Partia popullore konservatore (PP) dhe e Djathta populiste Voks kundërshtojnë lëshimet. Mijëra veta tashmë protestuan para selisë së PSOE-s të hënën.

Socialistët (PSOE) të Sançezit kanë arritur tashmë marrëveshje me Të Majtën republikane të Katalonjës (ERC). Partia liberale Junts e udhëhequr nga lideri separatist katalonas Karles Puçdemon i cili ndodhet në ekzil në Belgjikë, ende duhet ta miratojë draft-ligjin e amnistisë. Për momentin në Bruksel janë duke u zhvilluar negociata për këtë dhe çështje të tjera.

Amnistia ka për qëllim t'ju shërbejë separatistëve që morën pjesë në përpjekjen e dështuar për shkëputje në vitin 2017. Sipas gjendjes aktuale të diskutimeve, ajo do të shërbente edhe për të ashtuquajturit katalonas të cilët kanë qenë në konflikt me gjyqësorin spanjoll para ose pas asaj kohe.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR