• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mijëra iranianë në varrimin e komandantit të Gardës Revolucionare, i vrarë në një sulm izraelit në Siri

Mijëra iranianë në varrimin e komandantit të Gardës Revolucionare, i vrarë në një sulm izraelit në Siri

 Teheran, 28 dhjetor 2023 (MIA)- Mijëra persona morën pjesë në varrimin e komandantit të Gardës Revolucionare të vrarë në një sulm izraelit në Siri sot në Teheran, njoftuan mediat shtetërore. 

Gjenerali i brigadës Razi Musavi është vrarë të hënën në sulmin jugor raketor nga Damasku.

Musavi ka qenë komandant i forcave Kudsiane, njësia elitare e Gardës Revolucionare me fokus të veçantë në operacionet e jashtme.

 Që nga mëngjesi i sotëm mijëra njerëz janë mbledhur në qendër të Teheranit, në sheshin Imam Husein, duke thirrur “vdekje për Izraelin” dhe “vdekje për SHBA-në”.

Lideri i Gardës Revolucionare iraniane, gjenerali Hosein Salami, para të mbledhurve deklaruan se Musavi ishte "një nga komandantët më me përvojë dhe më efikas i Gardës në frontin e rezistencës".

Për sulmin në të cilin u vra Musavi, Izraeli njoftoi se "nuk i komenton informacionet nga mediat e huaja".

Damasku apeloi deri te Kombet e Bashkuara të veprojnë kundër "veprimeve agresive izraelite që ndoshta do t'i vënë zjarrin rajonit", njoftoi agjencia siriane e lajmeve Sana.ss/

Foto: EPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR