Mihalis Rokas: Nga përbërj e re e Komisionit Evropian duhet të prisni shumë punë
- Nga përbërja e re e Komisionit Evropian duhet të prisni shumë punë, deklaroi shefi i Delegacionit të BE-së në vend, Mihalis Rokas.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:36, 28 nëntor, 2024
Manastir, 28 nëntor 2024 (MIA) - Nga përbërja e re e Komisionit Evropian duhet të prisni shumë punë, deklaroi shefi i Delegacionit të BE-së në vend, Mihalis Rokas.
Në një konferencë për shtyp në Manastir, ambasadori evropian Rokas theksoi se pret që këtë herë Bashkimi Evropian të jetë në gjendje të japë rezultate me dinamikë të përshpejtuar.
"Nga përbërja e re e Komisionit Evropian duhet të prisni shumë punë. Procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian është një prioritet kryesor për vetë Bashkimin Evropian. Si dëshmi apo si provë e këtij prioriteti kryesor është se kemi një komisar për zgjerim, ndërs kemi edhe një drejtor politik i cili e ka funksionin për zgjerim. Do të thotë i kemi të gjitha mjetet në dispozicion dhe duhet t'i vëmë në veprim që në ditën e parë të punës së përbërjes së re të Komisionit Evropian. Ne si Delegacion i BE-së së bashku me ekipin tim dhe të gjithë anëtaret e tjera të BE-së të pranishme këtu mbetemi të përkushtuar ndaj progresit për të qenë në gjendje të përfitojnë nga të gjitha mundësitë që ofron BE-ja. Kemi në dispozicion mekanizma të ndryshëm financiarë, si plani i rritjes së Komisionit Evropian dhe gjithashtu agjenda e reformave të vetë Qeverisë. Pres që ne, si BE, këtë herë edhe ne të jemi në gjendje të japim rezultate me një ritëm shumë të përshpejtuar", tha Rokasi.
Shefi i Delegacionit të BE-së në vend, Mihalis Rokas sot ndodhet për një vizitë zyrtare në Komunën e Manastirit dhe institucionet e tjera në këtë qytet.
Foto: MIA