• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Migrim rekord ndërrajonal në Belgjikë në vitin 2023

Migrim rekord ndërrajonal në Belgjikë në vitin 2023

Bruksel, 12 maj 2024 (MIA) - Gjatë vitit 2023, gjithsej 73.870 banorë të Belgjikës kanë braktisur vendbanimet e tyre të mëparshme dhe janë shpërngulur në një shtëpi të re në një nga dy rajonet e tjera të vendit, tregojnë të dhënat e Federatës belge e agjentëve të pasurive të paluajtshme. (CIB).

Siç theksohnë nga shërbimi belg i transmetimit publik në gjuhën flamande (holandeze) VRT, ky është deri tani numri më i madh i lëvizjeve të regjistruara nga një rajon në tjetrin në Belgjikë që kur janë mbajtur statistika të tilla.

Numri më i madh i njerëzve, ose 37.613, u shpërngulën nga rajoni i kryeqytetit të Brukselit dhe shkuan të jetonin në Flandrinë holandishtfolës ose në Valoninë Frankofone.

Sipas zëdhënësit të CIB, Kristof Tejs, arsyeja për këtë janë çmimet më të larta në Bruksel.

"Shumica e njerëzve që shpërngulen nga Brukseli në Flandria ose Valonia e bëjnë këtë sepse atje është më e shtrenjtë. Kështu, shtëpitë janë shumë më të shtrenjta në Bruksel, ndonjëherë edhe për një të tretën, thotë Tejs për VRT.

Mbi gjysma e "emigrantëve" nga Brukseli, ose 19.388, u shpërngulën në provincat e Brabantit flamand ose Brabant Valoon, të cilat rrethojnë rajonin e kryeqytetit belg. Në këtë mënyrë, edhe pse nuk jetojnë më në Bruksel, venbanimet e tyre të reja janë afër qytetit dhe ata mund të mbajnë vendet e tyre të punës.

Përveç dy pjesëve të Brabantit, 18.225 banorë të tjerë të Brukselit u shpërngulën në një nga provincat e tjera në Flandria ose Vallonia vitin e kaluar.

Nga ana tjetër, vitin e kaluar 10.856 banorë të Flandrias dhe 8.532 të Valonisë vendosën të bëhen banorë të Brukselit.

Sipas Tejs, në radhë të parë këta janë njerëz që duan të jetojnë më afër vendit të tyre të punës dhe që janë të lodhur nga udhëtimi i përditshëm prej disa dhjetëra kilometrash.

Por përveç lëvizjes për në dhe nga Brukseli, ka edhe lëvizje midis dy rajoneve të tjera. Kështu, vitin e kaluar 7496 persona u shpërngulën nga Flanderia në Valonia, ndërsa 9373 “Valonë” u bënë “Flamenë”.

"Ata që lëvizin nga Flandria në Valonia e bëjnë këtë kryesisht për shkak të çmimeve më të ulëta të pronave", shpjegon Tejs. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR