• e hënë, 23 dhjetor 2024

Micotakis: Nuk ekziston skenar tjetër, apo një Qeveri njëpartiake e Demokracisë së Re apo zgjedhje të reja në gusht

Micotakis: Nuk ekziston skenar tjetër, apo një Qeveri njëpartiake e Demokracisë së Re apo zgjedhje të reja në gusht

Athinë, 7 qershor 2023 (MIA) - Lideri i Demokracisë së Re, Kirjakos Micotakis, e hodhi poshtë  mundësinë për koalicion me PASOK-un apo ndonjë parti tjetër të vogël të djathtë, në rast se në zgjedhjet më 25 qershor nuk merr shumicën e nevojshme parlamentare për një Qeveri njëpartiake, me çfarë vendi do të shkonte në zgjedhjet e treta në gusht, lajmëroi korrespondentja e  MIA-s nga Athina. 

Duke folur për televizionin shtetëror ERT, Micotakisi theksoi se është e nevojshme që vendi të ketë një qeveri të fortë dhe të qëndrueshme njëpartiake që të mund t'i zbatojë, siç tha, ndryshimet e mëdha. 

Në rast se Demokracia e Re nuk merr 151 deputetët e nevojshëm për një Qeveri njëpartiake, sipas Micotakisit “nuk ka asnjë skenar tjetër” përveç zgjedhjeve të reja në gusht. 

 Theksoi se PASOK-ut nuk ia kanë mbyllur ata derën, sepse “PASOK-u thotë që edhe të kesh 149 deputetë, është e pamundur të bashkëpunoj, sepse dua shumë të jem në opozitë”.

"I përkujtoj qytetarët që nuk dëgjojnë se po votojmë për  pushtet, e jo për opozitë. Duke pasur parasysh se në mënyrë kategorike kam refuzuar çdo bashkëpunim me parti dhe fraksione nga e djathta e Demokracisë së Re, ky skenar do të na çojë në zgjedhje në gusht", theksoi kryetari i Demokracisë së Re. 

Për marrëdhëniet me Turqinë, Micotakisi shpjegoi se nëse bëhet kryeministër do të kërkojë takim me presidentin turk Erdogan, ndërsa duke komentuar situatën në Evros me rritjen e numrit të emigrantëve nga ditët e fundit, vlerësoi se nuk ka ndonjë skenar të organizuar turk, por ndoshta disa nga kontrabandistët, për shkak të zgjedhjeve në Greqi, konsiderojnë se është më e lehtë të hyhet në territorin grek. ar/

 Foto: Demokracia e Re

 

QËNDRONI TË LIDHUR