• e hënë, 23 dhjetor 2024

Micotakis: Greqia mund të bëhet një pikë hyrëse natyrore për energjinë nga jugu në veri

Micotakis: Greqia mund të bëhet një pikë hyrëse natyrore për energjinë nga jugu në veri

Athinë, 11 prill 2024 (MIA) – Mundësinë e hapjes së një korridori jugor përmes Greqisë për lidhje hekurudhore, rrugore apo energjetike mes jugut dhe veriut, e theksoi kryeministri grek Kirjakos Micotakis pas mbërritjes së tij në Samitin e Nismës Tre detet e cila po mbahet në Vilnius, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Pjesë e Nismës Tre Detet, e cila njihet edhe me emrin Nisma e Balltikut, Adriatikut dhe Detit të Zi, janë 13 vende, ndërsa dy kanë statusin e partnerëve pjesëmarrës, ndërsa Greqia iu bashkua vitin e kaluar.

Micotakis theksoi se kjo është mundësia e parë për të përfaqësuar Greqinë në takimin "i cili po mbahet në një kohë turbulencash të mëdha gjeopolitike në Evropë".

"Greqia mund të kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme në Nismën e Tre Deteve duke hapur rrugën e lidhjes jugore, pavarësisht nëse ka të bëjë me lidhjen hekurudhore dhe rrugore apo energjetikën, sepse ne mund të bëhemi një pikë hyrëse natyrore nga jugu në veri për energjinë – qoftë gaz natyror apo për energji nga burimet e rinovueshme", theksoi Micotakis.

Në të njëjtën kohë, ai shtoi se për shkak të pozicionit gjeografik të Greqisë dhe faktit që vendi është tashmë anëtar i Nismës, “do të ishte e justifikuar që të riemërtohej Nisma e Tre Deteve në Nisma e Katër Deteve, pasi ajo hap korridoriN jugor për në detin Egje”.

Në margjinat e Samitit, Micotakis u takua me kryeministrin ukrainas Volodimir Zelenski. ls/

Foto: Kabineti i kryeministrit grek

 

QËNDRONI TË LIDHUR