Micotakis dhe Netanjahu diskutuan në telefon për rrjedhën e zbatimit të fazës së parë të marrëveshjes paqësore në Gazë
- Rrjedhën e zbatimit të fazës së parë të marrëveshjes paqësore për Gazën e shqyrtuan kryeministrat e Greqisë dhe Izraelit, Kirjakos Micotakis dhe Benjamin Netanjahu në bisedën e tyre telefonike, kumtuan nga kabineti i Micotakisit, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Athinë, 5 nëntor 2025 (MIA) - Rrjedhën e zbatimit të fazës së parë të marrëveshjes paqësore për Gazën e shqyrtuan kryeministrat e Greqisë dhe Izraelit, Kirjakos Micotakis dhe Benjamin Netanjahu në bisedën e tyre telefonike, kumtuan nga kabineti i Micotakisit, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Situatës në Gazë iu referua edhe zëdhënësja e MPJ-së greke, Lana Zohiu në brifingun e sotëm të rregullt, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari dhe duke treguar se për Greqinë, përparësia kryesore është ruajtja e armëpushimit dhe stabilizimi i situatës, duke theksuar se faza e parë është e rëndësishme që të ketë përparim drejt fazave të ardhshme.
"Greqia përpiqet të jetë aktive në Gazë si në nivel humanitar ashtu edhe për rindërtim, domethënë, të rrisë ndihmën humanitare dhe të marrë pjesë në aktivitetet zhvillimore në Gazë, theksoi Zohiu. ls/