• e enjte, 10 tetor 2024

Mickovski: Njëqind ditët e ardhshme janë esenciale për të pasur një proces sa më kredibil

Mickovski: Njëqind ditët e ardhshme janë esenciale për të pasur një proces sa më kredibil

Shkup, 26 janar 2024 (MIA) - Njëqind ditët e ardhshme janë esenciale për të pasur një proces sa më kredibil. Çdokush e ka të qartë se VMRO-DPMNE do të fitojë zgjedhjet e ardhshme. Qëllimi ynë është të fitojmë 61 deputetë për të mundësuar transformimin e plotë të Maqedonisë, tha lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski në debatin "Është e rëndësishme".

Ai theksoi se do të tregojnë diçka ndryshe nga ajo që ka ndodhur më parë dhe shtoi se pesë përfaqësuesit e tyre në qeverinë teknike do ta tregojnë në 100 ditët e ardhshme.

"Vlerësoj se këto pesë profesionistë do të tregojnë se nuk janë të gjithë njësoj dhe më 8 maj do të festojmë", tha Mickovski.

VMRO-DPMNE mban debat në të cilin marrin pjesë liderët e partisë Mickoski, Pançe Toshkovski, kandidati i propozuar për ministër teknik të Punëve të Brendshme, Gjoko Velkovski, kandidatja e propozuar për ministre teknik të Punës dhe Politikës Sociale, Elena Petrova, kandidati i propozuar për zëvendësministër të Financave, Cvetan Tripunovski, kandidatin e propozuar për zëvendësministër plotësues të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Stefan Andonovski, kandidat për zëvendësministër plotësues për Shoqëri Informatike dhe Administratë. rq/mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR