• e martë, 24 dhjetor 2024

Mickovski: Do të publikohet konkurs për kryerevizor të fondeve IPA

Mickovski: Do të publikohet konkurs për kryerevizor të fondeve IPA

Shkup, 13 gusht 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot paralajmëroi se do të publikohet konkurs për pozitën e kryerevizorit të fondeve IPA, pas shkarkimit të Afrona Verzivollit, e propozuar si kuadër i koalicionit Vlen, për shkak se nuk kishte licencë për revizor.

Në vend të saj Qeveria ka emëruar Arben Ramadanin, si ushtrues detyre, i cili është revizor i pavarur në Sektorin për Avancimin e Revizionit. Për zëvendës të kryerevizorit të Trupit Rregullator për Revizionin e  Instrumentit për Ndihmën Para-anëtarësimit Qeveria ka emëruar Ivan Ignjatov, i cili është doktor i shkencave ekonomike në temën "Zhvillimi i sistemit të revizionit dhe kontrollit për shfrytëzim efikas të fondeve të BE-së".

Nga KSHPK-ja për "Telma"-n dje konfirmuan se ligji tregon qartë se kush mund të emërohet kryerevizor dhe se nuk është paraparë ushtrues detyre për këtë pozitë.

Mickoski sot, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, tha se si Qeveri punojnë në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme dhe se gabimi me emërimin e Verzivollit për kryerevizore është korrigjuar.

Како Влада мора да работиме да го заштитиме стандардот на граѓаните и да ги подобриме услугите кои ги добиваат. Токму тоа е причината што се обидуваме да внесеме трет мобилен оператор на паза

"Si qeveri, për dallim nga qeveritë e mëparshme, punojmë në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme para qytetarëve dhe ai gabim është korrigjuar, duke zgjedhur ekspertë si drejtor ashtu edhe zëvendësdrejtor, ligji e lejon këtë dhe do të ketë konkurs, ligji atë nuk e ndalon. Antikorrupsioni thotë të kundërtën, por ligji nuk e ndalon atë që thoni ju dhe së shpejti sot do të publikohet konkurs dhe në atë konkurs do të jenë ata të cilët tani janë ushtrues detyre në praktikë të konfirmuar si zgjidhje kadrovikem, nëse nuk ka të tjerë të interesuar të cilët i përmbushin kushtet", tha Mickoski.

Ai shtoi se nëse ka të tjerë të interesuar pas publikimit të atij konkursi, ata do t'i shqyrtojnë ato aplikime dhe do të marrin vendim si qeveri dhe do të veprojnë në përputhje me rrethanat. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR