• e premte, 22 nëntor 2024

Mickoski-Norman: Raporti i KE-së vë në dukje se nuk ka luftë kundër krimit 

Mickoski-Norman: Raporti i KE-së vë në dukje se nuk ka luftë kundër krimit 

Shkup, 9 nëntor 2023 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski dhe ambasadori kanadez në vend, Gils Norman, në takimin e sotëm biseduan për të gjitha çështjet aktuale shoqërore-politike, informojnë nga partia më e madhe opozitare.

"Kryetari me keqardhje konstatoi se Raporti i KE-së e potencon tërë atë që VMRO-DPMNE-ja e flet me vite, e ajo është se Maqedonia po zhytet në korrupsion, nuk ka luftë kundër krimit dhe se Qeveria praktikisht është lehtësues, në vend se të sanksionojë dukuritë e tilla", thonë nga VMRO-DPMNE-ja. 

Prej aty informojnë se Mickoski e ka theksuar përkushtimin e VMRO-DPMNE-së për hyrje të vendit në BE, bazuar në barazi dhe respektim të parimeve, e jo, siç thonë nga partia, në diktate.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së u falenderua për mbështetjën që marrim nga Kanadaja si shtet, por edhe ka shfaqur shpresë se kjo do të vazhdojë në të ardhmen. si/bsh/

Foto: VMRO-DPMNE

QËNDRONI TË LIDHUR