Mickoski: Zhvillimi nuk guxon të varet nga gjeografia, përkatësia politike apo ekspozimi mediatik, por nga nevojat reale të njerëzve
- Kryeministri Hristijan Mickoski, ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zllatko Perinski dhe ambasadorja e Zvicrës, Veronik Ulman, hapën konferencën ndërkombëtare dyditore mbi zhvillimin rajonal që u mbajt sot në Gjevgjeli me fjalime ceremoniale mbi temën "Zhvillimi Rajonal në një botë që ndryshon dinamikisht - E ardhmja fillon lokalisht: Vizioni i ri për zhvillim të qëndrueshëm dhe të barabartë".
- Post By Ramize Qamili
- 13:37, 8 korrik, 2025
Gjevgjeli, 8 korrik 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski, ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zllatko Perinski dhe ambasadorja e Zvicrës, Veronik Ulman, hapën konferencën ndërkombëtare dyditore mbi zhvillimin rajonal që u mbajt sot në Gjevgjeli me fjalime ceremoniale mbi temën "Zhvillimi Rajonal në një botë që ndryshon dinamikisht - E ardhmja fillon lokalisht: Vizioni i ri për zhvillim të qëndrueshëm dhe të barabartë".
Kryeministri theksoi se jetojmë në një botë që bëhet gjithnjë më dinamike, ndonjëherë e paparashikueshme, e mbushur me sfida globale, por edhe me mundësi të mëdha. Në një botë të tillë, çdo shtet duhet të vendosë modelin e vet të zhvillimit. Ndërsa më të fuqishmit do të jenë ata që do të ndërtojnë komunitete të fuqishme lokale.
"E ardhmja, të nderuar, nuk nis globalisht dhe në nivel qendror, E ardhmja nis në nivel lokal. Fillon me një rrugë të ndërtuar në një fshat. Me një rrjet të ri të ujësjellësit. Me një shkollë të rinovuar në një komunë rurale. Me një ekonomi lokale që ec përpara. Këto janë themelet e një shteti të qëndrueshëm dhe të suksesshëm. Për këtë arsye, si Qeveri, që nga dita e parë kemi vendosur një qëllim të qartë: ta kthejmë shtetin në shërbim të qytetarëve, por edhe në shërbim të zhvillimit lokal. Sepse zhvillimi nuk duhet të varet nga gjeografia, përkatësia politike apo ekspozimi mediatik, por nga nevojat reale të njerëzve", nënvizoi kryetari i Qeverisë.

Shtoi se pikërisht për këtë arsye është shpallur thirrja publike për aplikime për linjën investuese që Qeveria parashikon për projekte kapitale të komunave në vlerë prej 250 milionë euro.
"Sot mund të kumtoj se në kuadër të kësaj thirrjeje janë përcaktuar gjithsej 829 projekte lokale nga i gjithë vendi. Projekte me vlerë të përgjithshme prej pothuajse 14 miliardë denarësh. Kjo është mbështetja më e madhe direkte ndonjëherë nga buxheti kombëtar për zhvillimin lokal. Nga këto projekte, 590 janë në fushën e transportit dhe infrastrukturës – rrugë të reja, rrugë lokale, ura, sheshe, sipërfaqe publike. Ndërsa 143 projekte janë të orientuara drejt mjedisit jetësor – rrjete kanalizimi, ujësjellës, stacione pastrimi, sipërfaqe të gjelbra, masa për efikasitet energjetik", potencoi kryeministri Mickoski. rq/
Foto: MIA/ Ministria për Vetëqeverisje lokale