• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski: VMRO-DPMNE nuk do të marrë pjesë në grupin punues për ndryshimet kushtetuese, pushteti dëshiron ta politizojë procesin

Mickoski: VMRO-DPMNE nuk do të marrë pjesë në grupin punues për ndryshimet kushtetuese, pushteti dëshiron ta politizojë procesin

Shkup, 8 prill 2023 (MIA) - Kryetari i opozitës VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, sot përsëriti se nuk do të marrin pjesë në grupin punues për ndryshime kushtetuese, duke vlerësuar se në këtë fazë është e kotë dhe se pushteti dëshiron ta politizojë procesin.

Pas thirrjes së djeshme të zëvendëskryeministrit për çështje evropiane Bojan Mariçiq drejtuar VMRO-DPMNE-së që të përfshihen në proces dhe t'i shprehin qëndrimet e tyre në kuadër të grupit punues, Mickoski tha se nuk do të merret më me atë çështje.

Duke komentuar refuzimin e Qeverisë ndaj propozimit të VMRO-DPMNE-së për ndryshime kushtetuese sipas modelit kroat, Mickoski tha se edhe pse për atë model paraprakisht kanë folur kryeministri Dimitar Kovaçevski, ministri i Punëve të Jashtme, përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, tani përsërisin nga Qeveria. 

“Të vetëdijshëm se mund të pësojmë dëme politike, dolëm publikisht dhe thamë në rregull, ne e pranojmë modelin kroat dhe të njëjtin model e zbatojmë në Kushtetutën tonë, por tani kemi një tërheqje nga Qeveria, pra një hap prapa”, tha Mickoski.

Partitë në pushtet, siç tha ai, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale do të përjetojnë një debakël, ashtu si ato vendore.

Qeveria, kryeministri Kovaçevski dhe politikanë të tjerë nga pushteti, nga ana e qytetarëve, siç tha ai, vlerësohen si “gënjeshtarë dhe do të dënohen në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale, sido që të duan t'i organizojnë”. mb/

Foto. Print skrin Fejsbuk

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR