• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski: Viti 2024 do të jetë vit i ndryshimeve

Mickoski: Viti 2024 do të jetë vit i ndryshimeve

Shkup, 31 dhjetor 2023 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski sot u dërgoi urim qytetarëve me rastin e festave të fundvitit, në të cilin paralajmëron se viti 2024 do të jetë vit i ndryshimeve.

Siç thekson Miskovski, qëllimi është ripërtëritja e shtetit dhe krijimi i së ardhmes në të cilën secili do të ndjehet mirë.

Do të ketë standard më të lartë, rend dhe rregull, koral dhe drejtësi, promovim të interesave nacionale dhe shtetërore, thekson Mickoski.

Sipas Mickoskit, veprat e mira, besimi në njerëz dhe Zot si dhe sysnimi për ndryshime, japin motif dhe fuqi.

"E di se do t'ia dalim! Viti 2024 do të jetë vit i ndryshimeve. Dhe po, na pret shumë punë, por edhe fitore e madhe për secilin prej jush!. Festojini festat në dashuri, ambient të këndshëm dhe disponim të mirë. Kujtoni të gjithë ata që i doni dhe mendoni dëshira të bukura për secilin që e njihni. Ju garantoj se pasojnë kohë më të bulura!. Bashkëqytetarë të mi, Ju dëshiroj shëndet të mirë dhe jetë më të mirë, shumë çaste të bukura për Ju dhe të afërmit Tuaj, shumë fat, gëzim dhe buzëqeshje", porositi lideri i VMRO-DPMNE-së. ab/

foto: VMRO-DPMNЕ

QËNDRONI TË LIDHUR