• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski: Tetëmbëdhjetë milionë euro për rikonstruimin e konvikteve studentore

Mickoski: Tetëmbëdhjetë milionë euro për rikonstruimin e konvikteve studentore

Shkup, 18 shtator 2024 (MIA) - Më shumë se 18 milionë euro do të investohen në rikonstruimin e konvikteve të nxënësve në shtet, informoi sot kryeministri Hristian Mickoski në shënimin e fillimit të zgjerimit apo ndërtimit shtesë të shkollës fillore "Bllazhe Koneski" në Shkup.

Përveç dy konvikteve studentore në Shkup do të rikonstruohen edhe konvikte të tjera në të gjithë vendin.

"Më shumë se 18 milionë euro do të investohen në rikonstruimin e konvikteve studentore, jo vetëm në Shkup, por edhe në qytete të tjera ku kemi kampuse dhe qendra universitare. Tetëmbëdhjetë milionë euro do të investohen në rikonstruimin e dy konvikteve studentore në Shkup, 'Kuzman Josifovski Pitu' dhe 'Stiv Naumov'. Por, e njëjta gjë do të projektohet edhe në qendrat e tjera universitare në vend, kështu që është edhe një nga ato premtimet të cilat i kemi bërë për studentët dhe të rinjtë", deklaroi kryeministri.

Në të dy konviktet studentore, siç potencoi ai ka filluar rikonstruimi, po kryhen instalimet elektrike dhe ai pret që të përfundojë në periudhën e ardhshme.

Në vend ka më shumë konvikte studentore në disa qytete si në Shkup, Manastir, Ohër, Prilep, Shtip dhe Tetovë. rq/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR