• e premte, 22 nëntor 2024

Mickoski - Stirk: Procesi zgjedhor duhet të kalojë në atmosferë korrekte dhe demokratike

Mickoski - Stirk: Procesi zgjedhor duhet të kalojë në atmosferë korrekte dhe demokratike

Shkup, 4 prill 2024 (MIA) - Kryetari i VMRO-DMPNE-së Hristijan Mickoski dhe nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Timço Mucunski sot janë takuar me Xhilian Stirk, shefen e misionit vëzhgues për zgjedhjet e ardhshme të OSBE-së, Zyra për institucione demokratike dhe të drejtat e njeriut (ODIHR) dhe përfaqësues të misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR.

Siç kumtuan prej VMRO-DPMNE-së, Mickoski ka shprehur pritshmëri se procesi zgjedhor do të kalojë në atmosferë korrekte dhe demokratike.

"Kryetari Mickoski i ka njoftuar përfaqësuesit e OSBE/ODIHR se ekziston dyshim për keqpërdorime gjatë procesit zgjedhor nga ana e LSDM-së dhe BDI-së", thuhet në kumtesë dhe shtohet se Mickoski ka theksuar nevojën në takimin me përfaqësuesit e OSBE/ODIHR për zgjedhje presidenciale dhe parlamentare në një atmosferë të qetë. rq/

Foto: VMRO-DPMNE

 

QËNDRONI TË LIDHUR