• e premte, 05 dhjetor 2025

Mickoski: Spitali në Kërçovë do të përfundohet për dy vite me mbështetje britanike

Mickoski: Spitali në Kërçovë do të përfundohet për dy vite me mbështetje britanike

Shkup, 24 qershor 2025 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski paralajmëroi se do të vazhdojë ndërtimi i spitalit të ri në Kërçovë. Projekti do të realizohet në kuadër të partneritetit strategjik me Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën Veriore.

"Rikonstruimi, përkatësisht nëdrtimi i spitalit të ri me shtëpi shëndeti në Kërçovë është pjesë e partneritetit strategjik që e nënshkruam me Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën veriore dhe në kuadër të asaj do të fillohet dhe përfundohet dhe presim brenda dy viteve të ndërtohet, të pajiset tërësisht dhe të lëshohet në përdorim", tha kryeministri Hristian Mickoski në konferencën e sotme për shtyp pas mbëedhkes së mbajtur të Qeverisë.

Shtoi se kjo, siç tha, "do të jetë një projekt bashkëkohor, evropian me pajisjen më moderne e cila do të shërbejë për qytetarët e asaj ane". ab/

Fotо:МIА 

QËNDRONI TË LIDHUR