• e premte, 05 dhjetor 2025

Mickoski: Si Qeveri kemi bërë, po bëjmë dhe do të bëjmë gjithçka për mbështetjen e familjarëve të të pësuarve në "Puls"

Mickoski: Si Qeveri kemi bërë, po bëjmë dhe do të bëjmë gjithçka për mbështetjen e familjarëve të të pësuarve në

Shkup, 17 nëntor 2025 (MIA) - Çështja e mbështetjes për formimin e një komisioni kuvendor anketues për të hetuar ngjarjet lidhur me zjarrin në diskotekën e Koçanit "Puls" duhet të drejtohet te deputetët, beson kryeministri Hristian Mickoski.

"Sa i përket mbështetjes për një komision anketues, mendoj se është mirë që këtë pyetje t'ua drejtoni deputetëve. Mendoj se një përballje të tillë me publikun do të ketë shumë shpejt kur të fillojë procesi në gjykatë. Kështu atje do të mund të shohin të gjithë, qytetarët, publiku dhe ju mediat, çfarë ka ndodhur", tha Mickoski, në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve nëse grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së do të mbështesë kërkesën e të afërmve të viktimave të zjarrit.

Ai duke u përgjigjur edhe në pyetjen në lidhje me kërkesën për mbështetje financiare të njëfishtë për familjet e të ndjerëve, duke ndjekur shembullin e atyre që vdiqën në zjarrin në spitalin modular në Tetovë gjatë pandemisë Kovid, theksoi se si Qeveri kanë bërë dhe do të bëjnë gjithçka për t’i ndihmuar ata.

"I dëgjova të dy kërkesat. Absolutisht nuk kam asnjë dilemë se ne si Qeveri kemi bërë, po bëjmë dhe do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të ndihmuar në atë rast, për ta zbutur dhimbjen e cila është e pamasë, e pakufizuar, e madhe", tha Mickoski pas vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e një kopshti fëmijësh. qa/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR