Mickoski: Shtatë milionë euro për projekte për zhvillimin e Shtipit
- Më shumë se shtatë milionë euro janë projekte që financohen drejtpërdrejt nga buxheti qendror të cilat duhet të ndihmojnë në zhvillimin e Shtipit, theksoi kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.
- Post By Fami Bajrami
- 12:32, 23 shtator, 2025
Shkup, 23 shtator 2025 (MIA)- Më shumë se shtatë milionë euro janë projekte që financohen drejtpërdrejt nga buxheti qendror të cilat duhet të ndihmojnë në zhvillimin e Shtipit, theksoi kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.
Mickoski potencoi se është i bindur se kryetari i komunës së Shtipit si deri më tani, edhe në të ardhmen do të vazhdojë të realizojë projekte për Shtipin dhe banorët e Shtipit.
"Ky është një nga projektet qeveritare nga ministria e Sportit ku merr pjesë edhe komuna, por pjesa më e madhe është nga ministria e Sportit. Por nuk është vetëm ky, në thirrjen e parë dhe të dytë publike, më shumë se shtatë milionë euro janë projekte që financohen drejtpërdrejt nga buxheti qendror, të cilat duhet të ndihmojnë në zhvillimin e Shtipit. Jam i bindur se kryetari i komunës, si deri më tani, ashtu edhe në të ardhmen, me menaxhimin e tij të jashtëzakonshëm do të thoja, të projekteve, do t'i realizojë këto projekte dhe do t'i shtojë vlerë jetës së Shtipit", tha kryeministri Mickoski.