• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Mickoski: Sa herë që kapen duke vjedhur, BDI-ja i kthehet nacionalizmit dhe shovinizmit

Mickoski: Sa herë që kapen duke vjedhur, BDI-ja i kthehet nacionalizmit dhe shovinizmit

Radovish, 6 nëntor 2023 (MIA) - Kyetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot nga Radovishi u bëri thirrje qytetarëve maqedonas që të mos bien pre e provokimeve nacionaliste të liderit të BDI-së, Ali Ahmetit, i cili gjatë fundjavës në fshatin Sopot në Komunën e Likovës hapi një Qendër memoriale ose Muze të UÇK-së, në të cilën është harta e Shqipërisë së Madhe, fotografi të tij dhe të komandantëve me uniformë dhe grada të UÇK-së.

"Duhet që gjatë periudhës që vijon qytetarët të jenë të kujdesshëm, sepse gjithmonë BDI-ja kur kapet në hajni, vjedhje, plaçkitje, ata menjëherë kthehen drejt temave kombëtare, gjegjësisht në nacionalizëm dhe shovinizëm. BDI-ja tashmë është në fushatë, periudhën që vjen do të ketë provokime të këtilla. Sa janë provokime në aspektin nacionalit më të mëdha, jini të vetëdijshëm se sërish ndonjë tender vendoset në katër sy dhe përsëri plaçkiten qytetarët maqedonas", tha Mickoski.

Lideri i VMR-DPMNE-së, Mickoski përkujtoi premtimin e liderit të BDI-së, Ahmeti për prodhimin e fabrikës për automjete elektrike në Tetovë. 

Ai ka porositur që të ruhet arsyeja, sepse siç tha pas disa muajsh do të vijë një Qeveri e fortë e VMRO DPMNE-së dhe përgjegjësinë do ta mbajnë edhe politikanët aktual. ss/mb/

Foto: arkivi MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR