• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mickoski: Qeveria është e hapur për takime me shoqatat që kërkojnë dalje nga "robëria e huazimit"

Mickoski: Qeveria është e hapur për takime me shoqatat që kërkojnë dalje nga

Shkup, 26 shtator 2024 (MIA) - Pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese për heqjen e dispozitës për vjetërsimin për përmbarimin e borxheve dhe reagimin e shoqatave, të cilët kërkuan ndihmë nga Qeveria, kryeministri Hristijan Mickoski sot deklaroi se Qeveria është e hapur për takime me shoqatat për të gjetur një zgjidhje.

"Qeveria është e hapur që të takohet me shoqatat dhe të gjejë zgjidhje të përbashkët për atë që ata thonë se paraqet robëri të huazimit. Më vjen keq që në të kaluarën janë bërë me nxitim vendime të detyruara me ligj, të cilat, për fat të keq, i bien Gjykatës Kushtetuese dhe merren masa të ndryshme, etj. Prandaj ndonjëherë njeriu duhet t'i lërë punët të treten për të bërë një hap përpara. Nëse nxitojmë, do të na ndodhin këto punë", deklaroi Mickoski gjatë vizitës në Fondin e Sigurimit Shëndetësor (FSSH).

Për arsyet e vendimit të Qeverisë për të ndaluar lojërat e fatit onlajn, kryeministri u përgjigj se kjo ka ndodhur për shkak të dhënies së paligjshme të licencave dhe se institucionet kompetente së shpejti do të kumtojnë se si janë dhënë licencat.

"Pasi në parim kemi një opinion dhe mendim juridik nga Ministria e Financave, se e gjithë kjo që është dhënë si licencë është dhënë në mënyrë kundërligjore. Ministria e Punëve të Brendshme, Policia financiare, por dhe institucionet tjera do të sigurojnë që opinioni së shpejti të mësojë të vërtetën se si janë dhënë, pse janë dhënë, etj", tha Mickoski.

Për atë se cili është qëndrimi i tij si kryetar aktual i Qeverisë për kërkesën e Qeverisë së kaluar që përmes kontestit gjyqësor ta marrë ndërtesën e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), për çka pas anulimit të vendimit, përsëri është kthyer rasti në Gjykatën civile, Mickoski u përgjigj: "Sigurisht se nuk do të ndërhyjmë në këtë rast, ashtu siç ka bërë qeveria e kaluar".

"Në emër të shtetit, mbrojtës është Avokatura e shtetit. Nga informacionet që i kam, procesi është kthyer në shkallën e parë. Të presim. Unë shpesh e them publikisht se vendimet e gjykatave – Supreme, Kushtetuese janë përfundimtare, nëse na pëlqen neve apo jo, kjo është tjetër gjë. Por, nuk është mirë t'i komentoj në cilësinë e kryetarit të Qeverisë. E lë Avokatura e Shtetit t'i mbrojë interesat e Qeverisë. Dhe do të shohim se si do të zhvillohet ky rast", tha Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. rq/bsh/

Foto: printskrin

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR