Mickoski: Qendra e re klinike do të jetë më e lirë për 100 deri 150 milionë euro
- Ndërtimi i qendrës së re klinike duhet të jetë për njëqind deri në njëqind e pesëdhjetë milionë euro më i lirë se ai i promovuar më parë nga qeveria e mëparshme, tha kryeministri Hristijan Mickoski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve në aktivitetin në Shkup. Ai theksoi se në ndërkohë, Qendra klinike aktuale do të rinovohet dhe rikonstruohet, në kuadër dhe mundësive të Fondit dhe resurseve të ministrisë.
- Post By Fami Bajrami
- 13:39, 10 qershor, 2025
Shkup, 10 qershor 2025 (MIA) - Ndërtimi i qendrës së re klinike duhet të jetë për njëqind deri në njëqind e pesëdhjetë milionë euro më i lirë se ai i promovuar më parë nga qeveria e mëparshme, tha kryeministri Hristijan Mickoski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve në aktivitetin në Shkup. Ai theksoi se në ndërkohë, Qendra klinike aktuale do të rinovohet dhe rikonstruohet, në kuadër dhe mundësive të Fondit dhe resurseve të ministrisë.
"Ka disa mundësi. Do t'ju kujtoj, në vitin 2017, me ardhjen në pushtet të qeverisë LSDM-BDI, ekzistonte marrëveshje për ndërtimin e Qendrës klinike që u ndërpre dhe për momentin jemi në arbitrazh dhe sipas të gjitha gjasave do të paguajmë gjobë për këtë. Fatkeqësisht, ata që e ndërprenë marrëveshjen, për shkak të ligjeve ashtu siç janë, nuk mund të mbanin përgjegjësi, ndërsa duhej, sepse ato para i paguajnë qytetarët", tha Mickoski pas pjesëmarrjes në lëshimin e Departamentit të rikonstruuar për çështje administrative - Shkup.
Ai kujtoi se ideja fillestare ishte që kjo të bëhej në Zllokuqan dhe pasi dështoi edhe ajo ide u rezervua një pllajë në komunën e Gjorçe Petrovit, por ashtu siç theksoi, edhe kjo dështoi.
"U diskutua për kazermën e Ilindenit dhe kishte shumë ide, por rezultati i të gjithave është se nuk kemi një qendër klinike që duhet të ishte gati deri tani. Sipas të gjitha gjasave, për të mos spekuluar në publik, për të mos ndikuar në procesin e arbitrazhit, por qytetarët do të duhet të paguajnë dëmshpërblim përmes buxhetit, sepse një ministër dhe një kryeministër në atë kohë u sollën në mënyrë të papërgjegjshme", tha kryeministri.
Ai sqaroi se kjo çështje po shqyrtohet dhe për të parë se sa do të kushtojë bazuar në projektin që është menduar, kapacitetin e shtretërve dhe çfarë do lloj pajisjesh do të ndërtohet, por ashtu siç theksoi, do të jetë të paktën njëqind deri në njëqind e pesëdhjetë milionë euro më lirë se ai i promovuar më parë nga qeveria e mëparshme.
Kryeministri Mickoski përkujtoi se investimet në shëndetësi janë mbuluar nga korniza e dakorduar me Mbretërinë e Bashkuar.
"Detajet ende nuk janë kristalizuar: përfundimi i spitalit klinik në Shtip që u ndërpre nga qeveria e mëparshme LSDM-BDI, pastaj ndërtesa e re për Fakultetin e mjekësisë së bashku me konviktin studentor me 200 shtretër të cilat nuk u ndërtuan kurrë. Rikonstruimi i spitalit klinik në Tetovë, pastaj përfundimi dhe ndërtimi i një spitali me aktivitete të zgjeruara dhe një qendre shëndetësore në Kërçovë, diçka për të cilën qeveria e mëparshme në të cilën bënin pjesë LSDM-ja dhe BDI-ja, as nuk iu kishte rënë ndërmend", tha Mickoski. rq/
Foto: Qeveria