Mickoski: Punohet që 40 kilometrat e para të autostradës Kërçovë-Ohër të lëshohen deri më 10 korrik
- Punohet që 40 kilometrat e para të autostradës Kërçovë-Ohër të lëshohen më 10 korrik, ndërsa deri në fund të muajit edhe autostrada ekspres Drenovë-Farish, paralajmëroi sot kryeministri Hristijan Mickoski.
- Post By Fami Bajrami
- 14:53, 17 qershor, 2025
Shkup, 17 qershor 2025 (MIA) - Punohet që 40 kilometrat e para të autostradës Kërçovë-Ohër të lëshohen më 10 korrik, ndërsa deri në fund të muajit edhe autostrada ekspres Drenovë-Farish, paralajmëroi sot kryeministri Hristijan Mickoski.
"Në seksionin Kërçovë-Ohër, pres që në fillim të korrikut, do të vonohemi nga ajo që thamë, diku rreth dy javë, që e thamë një vit më parë. Ndoshta mund ta kishim përfunduar rreth dhjetë ditë më parë, por edhe atje personalisht si ministri ashtu edhe drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore janë në terren çdo ditë, në mënyrë që të arrijmë dinamikën, në mënyrë që seksioni nga Vrbjani deri në Ohër të mund të hapet diku rreth datës 10 korrik. Me përjashtim të seksionit te Botuni, ato 4-5 kilometra ku kemi një rrëshqitje të tokës e cila duhet të sanohet. Pra, diku rreth dyzet kilometra do të vihen në funksion. Gjithashtu, këtu kemi një vonesë në projektimin e atyre rrëshqitjeve të tokës që duhet të sanohen, por mendoj se arritëm t'i motivojmë kompanitë që ta përmbushin afatin dhe ta hapin plotësisht atë rrugë deri në fund të vitit 2026, fillim të vitit 2027. E dini që nuk ishte askund", ka thënë ai.
Sa i përket autostradës Prilep-Manastir paralajmëroi se deri në fund të këtij muaji mbi 85% e trasesë, nga aspekti i marrëdhënieve pronësore-ligjore, do të jetë përfunduar, si dhe nga aspekti i hetimeve që lidhen me gjetjen e mjeteve shpërthyese, gjithashtu janë shqyrtuar dhe përfunduar, por ajo që është e rëndësishme për mua është se afati po mbahet, puna është përshpejtuar, ndryshe nga gjendja para një viti kur nuk kishte asnjë progres, tani mund të them se, sipas bisedave të fundit me kontraktuesit, rreth njëzet kilometra front pune është hapur dhe po punohet. Mendoj se ky afat, i cili është pjesë e kontratës, do të respektohet, tha ai.
Sa i përket autostradës së dytë, Gostivar-Bukojçan, këtu tashmë kemi një front më të madh të hapur. Dhe i shihni ato mbajtëse, kur lëvizni nga Gostivari drejt Strazhës, ato janë tashmë gati. Traseja është hapur në një masë të madhe dhe këtu gjërat po shkojnë në një dinamikë të fortë. Kishte një pengesë objektive, ato janë disa lokalitete me gjetje nga koha antike dhe kjo është tejkaluar, është zgjidhur.
"Pra, pres që edhe këtu të kemi një realizim jashtëzakonisht të madh. Përndryshe, 4 muajt e ca i përket realizimit të autostradave, krahasuar me vitin e kaluar është 4 herë më i madh. Dhe pres që të jetë 8 herë më i madh në tremujorin e dytë dhe të tretë. Bukojçan-Kërçovë është në fazën e parakualifikimit dhe këtu e vendosëm në lëvizje procesin", tha ai.
Tetovë-Gostivar gjithashtu, tha ai është hapur një front më i madh, rreth dhjetë deri në pesëmbëdhjetë kilometra dhe aspektet pronësore dhe ligjore kanë përfunduar.
"Potencova për Manastir-Prilep, dhe sa i përket autostradës Gradsko-Prilep, pra seksionit Drenovë-Farish, shkëmbi që ishte i varur dhe që paraqiste rrezik, është zgjidhur tashmë. Rruga po pastrohet dhe pres që ai seksion të lëshohet deri në fund të muajit. Sepse, e dini, ishte pothuajse një mal që ishte i çarë dhe i varur, 70% e seksionit ishte e mbuluar dhe nëse nuk do të zgjidhej, kishte rrezik që me kalimin e kohës të kishim, mos dhëntë Zoti, viktima në njerëz. Pra, edhe kjo është përfunduar, është zgjidhur. Pres që kjo të lëshohet deri në fund të muajit", ka thënë Mickoski.
Kujtojmë se në komunat me projektet nga thirrja e parë dhe e dytë, do të kemi 1200 kantiere të reja ndërtimi. Kur e gjithë kjo krahasohet me letargjinë që ka funksionuar vitet e fundit sipas parimit se është e rëndësishme të vjedhësh, jo të ndërtosh. Atëherë mendoj se ndjehet ndryshimi dhe zhvendosja në një drejtim pozitiv.
Kryeministri Mickoski në lidhje me intensitetin e ndërtimit të rrugëve të tjera në vend shtoi se janë gjithsej 4 autostrada që po ndërtohen me gjatësi totale prej 150 kilometra: Kërçovë-Ohër, Gostivar-Bukojçan, Gostivar-Tetovë, Prilep-Manastir, dhe një rrugë ekspres Prilep-Gradsko, segmenti Farish-Drenovë. Do të përpiqem tani të jap një retrospektivë për secilën prej tyre, nënvizoi Mickoski.
Foto: arkivi i MIA-s