• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski pret tre investime shtesë deri në fund të vitit

Mickoski pret tre investime shtesë deri në fund të vitit

Shkup, 16 shtator 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski pret që deri në fund të vitit edhe tre investime me të cilat, siç deklaroi sot, ndjeshëm do të rritet aktiviteti ekonomik dhe pozitivisht do të ndikojë në rritjen e BPV-së. 

Mickoski pret, siç tha, shumë shpejtë, një gurthemel të ri të një kompanie belgo-gjermane. Ai theksoi se pret edhe zgjerimin e kapaciteteve të kompanive të cilët tashmë janë të pranishme dhe punojnë në vend.

"Si Qeveri do të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë për të ndihmuar, pasi nuk ka kënaqësi më të madhe as për mua, as për anëtarët e Qeverisë kur do të hapni vende të reja pune, kur ndihmohet edhe një qytetar i Maqedonisë të mbetet këtu, në vend që të largohet nga vendi", deklaroi Mickoski. 

Ai theksoi se është inkurajuar nga treguesit e parë në ekonomi për muajt korrik dhe gusht, ndërsa ajo është rritja e prodhimit industrial, me pjesëmarrje të madhe të industrisë përpunuese.

"Është inkurajuese 3.8-4 për qind pas rënies disamujore, e cila ishte veçanërisht e ashpër në muajt prill, maj, qershor. Tani më në fund kemi rezultat pozitiv dhe pres që në gusht dhe në muajt në vijim deri në fund të vitit të kemi rezultate pozitive për prodhimin industrial", thotë Mickoski.

Kryetari i Qeverisë shtoi se edhe në gjysmën e dytë, BPV-ja është 2,3 për qind mbi pritshmëritë e vendosura nga shumë institucione financiare ndërkombëtare. "Nëse analizohen të gjitha këto të dhëna, ka një lëvizje në ekonomi", deklaroi Mickoski. qa/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR