• e premte, 05 dhjetor 2025

Mickoski pret që këtë vitit të fillojë ndërtimi i hekurudhës së shpejtë e cila është pjesë e Korridorit 10

Mickoski pret që këtë vitit të fillojë ndërtimi i hekurudhës së shpejtë e cila është pjesë e Korridorit 10

Shkup, 17 qershor 2025 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski pret që këtë vit të fillojë ndërtimi i hekurudhës së shpejtë e cila është pjesë e Korridorit 10, për të cilën Ministria e Financave duhet t'u dërgojë letra bankave të cilat do të parashtronin oferta për financim.

"Pres në këtë periudhë formalisht të dërgojnë shkresa drejt kredidhënësve potencial. Nëse gjithçka shkon siç duhet, këtë vit pres fillim të ndërtimit të kësaj hekurudhe që do të thotë shumë në kuptimin historik dhe të transportit", deklaroi Mickoski sot nga Manastiri.

Ministria e Financave, siç paralajmëroi dje ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, më së voni deri në fund të ditës së sotme duhet t'u dërgojë letra bankave të cilat do të parashtronin oferta për financim të këtij projekti.

"Duhet të shohim sa banka janë, në mënyrë që të shohim se sa kohë do të na duhet edhe neve edhe atyre, mendoj se deri më 30 qershor do të duhet të parashtrohen ofertat, por prisni ta lëshojmë letrën dhe do të informojmë kur do të jetë afati i fundit për ofertat. Qeveria na detyroi në afat prej pesë ditëve të parashtrojmë oferta, ndërkaq ne fusim afat në bazë të dokumenteve. Ndoshta do të duhet edhe diçka të vazhdohet nëse bankat kërkojnë të dhëna shtesë. Në letrën ceken personat për kontakt nga Ministria e Financave (MF), por edhe nga institucionet përgjegjëse përse MF nuk është ajo që përgjigjet për hollësi nga projekti që duhet të financohet. Bëhet fjalë për 1,91 miliardë euro të cilat do të kërkohen si ofertë nga një listë e madhe bankash, përfhsirë edhe ato me të cilat kemi bashkëpunim ekzistues si Banka botërore,  EBRD dhe BERZH. Do të jeni të informuar me kohl siç arrijnë ofertat - çka do të ketë në to. Jemi të detyruar në afat prej pesë ditëve t'i parashtrojmë letrat. Sapo të parashtrohen do të keni informatë literalisht për secilën ofertë. Të mos ketë dilemë, do të jemi maksimalisht transparent siç ka qenë çdoherë Ministria e Financave", tha ministrja. ab/

Fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR