• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski: Presim që Gir dhe kolegu i tij në Sofje të bisedojnë me qeverinë bullgare dhe të hapin rrugën për qytetarët e Maqedonisë drejt BE-së

Mickoski: Presim që Gir dhe kolegu i tij në Sofje të bisedojnë me qeverinë bullgare dhe të hapin rrugën për qytetarët e Maqedonisë drejt BE-së

Vevçani, 13 janar 2023 (MIA) - Ne rreshtohemi me ambasadorin Gir drejt së ardhmes evropiane dhe pres që ta ftojë kolegun e tij në Sofje, të bisedojë me Qeverinë bullgare në Sofje dhe përfundimisht t'i hapë rrugën Maqedonisë dhe qytetarëve të Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian, pa diktate, pa ultimatume dhe pa kërkesa hegjemoniste, deklaroi sot lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski.

Ai këtë e tha në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve se si e interpreton deklaratën e euroambasadorit Dejvid Gir i cili thotë se nëse VMRO-DPMNE dhe ai personalisht janë për Bashkimin Evropian është e qartë se çfarë duhet të bëjnë për ndryshimet kushtetuese dhe se nuk ka rihapje të kornizës negociuese.

"Jam jashtëzakonisht i shqetësuar përse nuk i shqetëson niveli i lartë i korrupsionit, krimit, poshtërimit që ndodhë gjatë lëshimit të pasaportave për qytetarët e Maqedonisë, turpi që shohim çdo ditë, dhuna në M-NAV dhe gjithçka që paraqet problem real për qytetarët e Maqedonisë", tha lideri i opozitës.

Në pyetjen për kandidatin presidencial të partisë dhe nëse VMRO-DPMNE do të mbështesë kandidat jopartiak, Mickoski tha se përmes anketave të brendshme diku në gjysmën e dytë të shkurtit do të dinë se kush ka shanset më të mëdha për kandidaturë.

"VMRO-DPMNE është parti demokratike dhe secili që do të plotësojë kushtet mund të paraqitet në procesin e brendshëm partiak i cili do të përfundojë me konventën ku delegatët do të zgjedhin kandidatin pas të cilit do të rreshtohet VMRO-DPMNE", theksoi Mickoski.

Në pyetjen nëse pret që ndonjë nga partitë në pushtet t'i bashkohet, ai tha se ka sinjale, shumë nga partitë që tani janë në pushtet, që kanë qenë në pushtet, ndërsa tregojnë sinjale për t'iu bashkëngjitur VMRO-DPMNE-së.

"Presim që ta pranojnë programin dhe platformën që ofron VMRO-DPMNE dhe në bazë të një platforme dhe programi të tillë ta kthejmë Maqedoninë aty ku e ka vendin dhe siç kemi dashur ta shohim në fillim të viteve të '90-ta. Të jetë Maqedoni fituese dhe jo kjo Maqedoni e plaçkitur, e poshtëruar dhe e braktisur", thekson Mickoski.

Sipas liderit të opozitës, Qeveria nuk krijon kushte për zgjedhje korrekte për të gjithë pjesëmarrësit dhe kjo shihet nga mijëra konkurset aktive për punësim në administratën publike në prag të zgjedhjeve.

Parametër tjetër, thotë Mickoski, nga e cila mund të shihet se nuk ka kushte të barabarta dhe të drejta për të gjithë në garën zgjedhore është edhe vendi vakant në KSHZ që i takon opozitës shqiptare e të cilin qeveria nuk e plotëson.

"Zgjedhjet që në fillim nuk janë të drejta, e shihni se nuk e plotësojnë vendin që i takon opozitës shqiptare në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve. Vetë procesi që në fillim ka shumë mangësi, por duhet të durojmë këta tre muaj deri në fillimin zyrtar të fushatës, t'i tejkalojmë dhe pastaj të ketë përgjegjësi", tha Mickoski.

Foto: VMRO-DPMNE

 

QËNDRONI TË LIDHUR