Mickoski: Pres që eurodeputetët njëzëri ta miratojnë Rezolutën për veçantinë e identitetit dhe gjuhës maqedonase
- Për herë të parë para eurodeputetëve do të gjendet raporti në të cilin në disa raste përmendet identiteti dhe gjuha e veçantë maqedonase shumëshekullore. Meqenëse shumë shpesh është përsëritur se ky nuk është problem, shpesh herë është përsëritur se kjo nuk është pengesë për askënd, pres që eurodeputetët unanimisht ta miratojnë këtë raport në të cilin vërtetohet identiteti i veçantë shumëshekulor maqedonas dhe gjuha e veçantë maqedonase, e cila është pjesë e gjuhëve zyrtare të KB-së dhe i njohur ndërkombëtarish dhe është i kodifikuar në vitin 1977, ndërsa kodifikimi i tij ka përfunduar në vitin 1945 dhe këtë vit festojmë 80 vjet nga kodifikimi i tij, deklaori kryeministri Hristian Mickoski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve për pritjet nga votimi i ardhshëm në korrik për këtë Rezolutë në Europarlament.
- Post By Melahat Baftija
- 14:37, 28 maj, 2025
Shkup, 28 maj 2025 (MIA) - Për herë të parë para eurodeputetëve do të gjendet raporti në të cilin në disa raste përmendet identiteti dhe gjuha e veçantë maqedonase shumëshekullore. Meqenëse shumë shpesh është përsëritur se ky nuk është problem, shpesh herë është përsëritur se kjo nuk është pengesë për askënd, pres që eurodeputetët unanimisht ta miratojnë këtë raport, në të cilin vërtetohet identiteti i veçantë shumëshekulor maqedonas dhe gjuha e veçantë maqedonase, e cila është pjesë e gjuhëve zyrtare të KB-së dhe i njohur ndërkombëtarish dhe është i kodifikuar në vitin 1977, ndërsa kodifikimi i tij ka përfunduar në vitin 1945 dhe këtë vit festojmë 80 vjet nga kodifikimi i tij, deklaori kryeministri Hristian Mickoski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve për pritjet nga votimi i ardhshëm në korrik për këtë Rezolutë në Europarlament.
Siç theksoi kryeministri, nuk sheh asnjë pengesë nëse vërtet të gjithë në shtet janë unanim dhe ky nuk do të ishte asnjë problem.
Mickoski nënvizoi se kjo Rezolutë nuk ka ardhur me pahir, sepse është fryt i një pune që ka ndodhur në 10-11 muajt e kaluar, pothuajse një vit.
"Edhe një herë dua të theksoj se gjuha e veçantë maqedonase është një fakt dhe kushdo që e mohon atë dhe refuzon ta pranojë këtë realitet është anti-NATO dhe anti-BE. Pra, kushdo që nuk e pranon këtë nga vendet-anëtare dhe çdo eurodeputet që nuk do të votojë pro pranimit të kësaj Rezolute është mbi të gjitha anti-BE dhe në kundërshtim me vlerat evropiane të përcaktuara nga Adenauer, Shuman dhe De Gasperi shumë kohë më parë", nënvizoi kryeministri maqedonas në përgjigje të pyetjes së një gazetari në konferencën e sotme për shtyp në të cilën u prezantuan masat nga Plani pperativ i punësimit për vitin 2025.
Shtoi se mediat tek fqinji jonë lindor kanë numëruar se katër herë në Raport përmendet identiteti dhe gjuha e veçantë shumëshekullore maqedonase.
Ndryshe, debati për Rezolutën në Parlamentin Evropian është caktuar për më 4 qershor, ndërsa votimi duhet të jetë në korrik. mb/
Foto: MIA