• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Mickoski - Plenkoviq: Kishte shumë padrejtësi ndaj Maqdonisë së Veriut, ka ardhur koha kur e gjithë kjo duhet të respektohet

Mickoski - Plenkoviq: Kishte shumë padrejtësi ndaj Maqdonisë së Veriut, ka ardhur koha kur e gjithë kjo duhet të respektohet

Zagreb, 29 gusht 2024 (MIA) - Kroacia mbetet e gatshme të ndihmojë Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Në 20 vitet e fundit, ka pasur shumë padrejtësi ndaj Maqedonisë së Veriut dhe ka ardhur koha kur të gjitha këto duhet të respektohen, deklaroi kryeministri kroat Andrej Plenkoviq pas takimit me kolegun e tij Hristijan Mickoski, i cili është për vizitën e tij të parë zyrtare në Kroaci.

Në konferencën për shtyp të mbajtur pas takimit Kokë më kokë në ndërtesën e qeverisë në Zagreb, Plenkoviq tha se Kroacia do të angazhihget për një proces më dinamik të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

"Tema që rëndon rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut është, sipas nesh, e padrejtë ndaj popullit maqedonas, identitetit maqedonas. Mendoj se janë bërë aq shumë lëshime nga pala maqedonase, sa që vështirë se ndonjë komb dhe shtet do të pranonte të ndërmarrë kaq shumë hapa nga ana e tyre për të përshpejtuar rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian", deklafoi Plenkoviq, duke shtuar se negociatat që anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE të fillojnë sa më shpejt.

Kryeministri Mickoski tha se padrejtësia që na është bërë në dy dekadat e gjysmë është e madhe dhe se kemi bërë lëshime si askush tjetër, duke filluar nga referimi i përkohshëm i emrit të shtetit, përmes ndryshimit të flamurit dhe kartëmonedhave, deri te ndryshimi i emrit të shtetit me Мarrëveshjen e Prespës.

"Ne kemi shumë probleme të brendshme dhe do t'i zgjidhim dhe këtu nuk duhet të ketë dilema, do të punojmë sipas nevojës. Fakti që nuk varet nga ne është pikërisht fillimi i negociatave. Fatkeqësisht, kjo varet edhe nga të tjerët. Ne kemi bërë mjaft, tani duhet dikush që të na hapë derën që të hyjmë në atë dhomë për të filluar negociatat dhe për të treguar se sa mund të bëjmë", theksoi Mickoski.

Ai në konferencën për media tha se ende jemi në një vorbull që nuk ka fund të sigurt, edhe pse dëshira e qytetarëve të Maqedonisë për të qenë pjesë e familjes së Bashkimit Evropian është e madhe.

Por shpresoj që si qeveri e re, me reformat që planifikojmë të bëjmë fillimisht brenda vendit, e më pas në bashkëpunim me miqtë tanë, Qeverinë kroate, por edhe miqtë e tjerë që vijnë nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, më në fund ajo padrejtësi pas më shumë se ose do të thoja gati dy dekada e gjysmë nga sot do të rregullohet dhe qytetarët e Maqedonisë do të mund të jenë së bashku me qytetarët evropianë si pjesë e familjes së madhe evropiane", tha Mickoski.

Ai shprehu bindjen se vlerat të cilat para shumë dekadave Shuman, Adenauer dhe De Gasperi i kanë përcaktuar si vlera evropiane, do të definohen nga qytetarët dhe politikanët evropianë në të ardhmen dhe se “ne nuk do të jemi viktima të mosmarrëveshjeve dypalëshe në rrugën tonë për integrimin e plotë brenda Bashkimit Evropian”.

Dy kryeministrat diskutuan edhe për nxitjen e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha nivelet, veçanërisht në atë ekonomik, duke qenë se ka mundësi për përmirësim, edhe pse tregtia vjetore tani është 300 milionë dollarë.

Gjatë vizitës së parë dypalëshe të kryeministrit Hristijan Mickoski në Kroaci, sot në Zagreb u nënshkruan marrëveshje dypalëshe ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Ministrisë së Shëndetësisë, të cilat, siç u theksua në konferencën për shtyp, do të përmirësojnë ndjeshëm marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

"Dua të falënderoj mikun tim të dashur, kryeministrin e Qeverisë kroate, Andrej Plenkoviq, për mikpritjen, për bisedën e këndshme, për atmosferën e mrekullueshme që kemi këtu në Zagreb. Dhe jam i bindur se marrëdhëniet vëllazërore mes qytetarëve maqedonas dhe kroat në të ardhmen do të jenë në nivel jashtëzakonisht të lartë dhe ne si dy qeveri do të vazhdojmë të punojmë për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet qytetarëve të dy vendeve", tha Mickoski.

Është duke u zhvilluar takimi i kryeministrit Micksoki me presidentin kroat, Zoran Milanoviq, ndërsa pasdite, sipas axhendës, kryeministri dë të takohet me diasporën e vendit në Kroaci. mb/

Foto: Qeveri

QËNDRONI TË LIDHUR