• e martë, 24 dhjetor 2024

Mickoski: Pesë vite Mavrova-Rostusha u shkatërrua për interesa dhe biznese private, ndryshimet vijnë me zgjedhjet lokale

Mickoski: Pesë vite Mavrova-Rostusha u shkatërrua për interesa dhe biznese private, ndryshimet vijnë me zgjedhjet lokale
Shkup, 1 gusht 2022 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski sot pasdite në kuadër të fushatës për zgjedhjet për kryetar të Komunës Mavrovë - Rostushë bashkë me kandidatin e kësaj partie për këtë funksion, Mevmet Xhaferi, ishte për vizitë në fshatrat e Rekës, Trebishtë dhe Zhirovnicë. "Këto vendbanime janë të mbushura me njerëz edhe për disa ditë, pas çka njerëzit që punojnë në botën e bardhë do të duhet të largohen nga vatrat e tyre të lindjes. Pak banorë do të mbeten me probleme të mëdha si mungesa e punës, nevoja për një jetesë të mirë, kushte më të mira jetese dhe perspektivë për të rinjtë. Për pesë vite komuna e Mavrovës-Rostushës është shkatërruar për interesa dhe biznese private të pushtetit, pa investime thelbësore dhe pa vizion për të ardhmen", ka shkruar Mickoski në Fejsbuk. Ndryshimet pas këtyre zgjedhjeve lokale, tha, do të vijnë edhe në Zhirovnicë dhe në Trebishtë. "Të ndërtojmë komunë që do të sigurojë të ardhme dhe siguri për njerëzit, të sigurojmë prosperitet dhe kushte të mira për jetë. Doktor Mevmeti mund ta bëjë këtë dhe besoj se ndryshimet do të jenë të plota", ka thënë Mickoski në postim. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR