• e enjte, 05 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Mickoski, Perinski dhe Selimi në Kisella Vodë në kuadër të vizitës në terren "Aty ku zemra është në shtëpi"

Mickoski, Perinski dhe Selimi në Kisella Vodë në kuadër të vizitës në terren

Shkup, 7 mars 2025 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski dhe ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, në kuadër të vizitave në terren në komuna "Aty ku zemra është në shtëpi", të organizuara nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, sot do të marrin pjesë në fillimin e rikonstruimit të mureve mbajtëse dhe rregullimit të shtratit të lumit Rada e Vogël në fshatin Draçevë në Komunën e Kisella Vodës.

Vlera e projektit për rikonstruimin e mureve mbajtëse dhe rregullimin e shtratit të lumit Rada e Vogël në gjatësi prej 2,5 kilometrave dhe gjerësi 4 metra arrin 30.000.000 denarë.

Ky është një nga katër projektet kapitale në Komunën e Kisella Vodës, të cilat realizohet me mjete nga buxheti i shtetit pas thirrjes së parë publike për mbështetje financiare të komunave.

Në ngjarje do të marrë pjesë edhe zëvendësministri i Vetëqeverisjes Lokale, Erxhan Selimi. rq/bsh/

Foto: Logo

QËNDRONI TË LIDHUR