Mickoski: Parametrat më të fundit në bujqësi nënkuptojnë më shumë ushqim, ndërsa më pak import
- Parametrat më të fundit në bujqësi nënkuptojnë më shumë ushqim dhe më pak import, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjene gazetarëve në lidhje me të dhënat më të fundit statistikore për inputit dhe outputit në bujqësi.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:37, 20 gusht, 2025
Shkup, 20 gusht 2025 (MIA) - Parametrat më të fundit në bujqësi nënkuptojnë më shumë ushqim dhe më pak import, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjene gazetarëve në lidhje me të dhënat më të fundit statistikore për inputit dhe outputit në bujqësi.
"Në kuadër të bujqësisë, po ndodh një fenomen, një parametër shumë i rëndësishëm për ekonominë dhe për qytetarët, por edhe për bujqit, sepse shpenzimet gjatë inputit, gjegjsisht ato shpenzime që bujqit duhet të prodhojnë, rriten afërsisht dhjetë herë më pak se çmimi me të cilin i shesin produktet e tyre", tha Mickoski pas vizitës së tij në Koçan.
Shpjegoi se inputi, gjegjësisht ato shpenzime që kanë bujqit për të prodhuar një produkt të caktuar bujqësor, është rritur me afërsisht tre për qind, ndërs çmimi i produktit që ata shesin është rritur me më shumë se 30 për qind.
"Prandaj themi se inputi është rritur me pak mbi tre për qind, ndërsa outputi - çmimi me të cilin bujqit e shesin produktin bujqësor është rritur me 30 për qind ose dhjetë herë më shumë se inputi, dhe kjo është mirë dhe do të thotë më shumë para për bujqit, që do të thotë zhvillim më i madh në bujqësi, më shumë ushqim, më pak import, kështu që ky ishte një nga prioritetet tona kryesore në atë drejtim, do të vazhdojmë të lëvizim si Qeveri", theksoi kryeministri.
Sipas të dhënave të fundit statistikore, çmimet në bujqësi në korrik të vitit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, u rritën me 3,1 për qind në input dhe me 31,8 për qind në output. Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikës, çmimet në bujqësi në korrik të vitit 2025, krahasuar me çmimet në korrik të vitit 2024, shënuan një rritje si në output ashtu edhe në input.