• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Mickoski paralajmëroi mundësi për takim me bankierët të dielën

Mickoski paralajmëroi mundësi për takim me bankierët të dielën

Shkup, 11 nëntor 2024 (MIA) - Përpiqemi në këto pesë muaj ta konsolidojmë tërë atë që është shkatërruar për më shumë shumë se tre dekada, ndërkaq që është në pronësi shtteërore. Jo çdoherë shteti ka vegla për ta zgjidhur këtë, por atje ku mundet, të jeni të sigurt se do ta bëjmë atë. Gjithnjë derisa të jem unë kryeministër, problemet do të zgjidhen, porositi sot kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski.

"Jam i vetëdijshëm se për gjithçka që është shkatërruar në këto tre dekada, nuk kemi shkop magjik, ndërkaq, as nuk kam premtuar ndonjëherë se kam shkop magjik. Mrekullitë janë të pamundshme, as ndërkaq unë nuk jam çudibërës, sikur ta thoja këtë, do të isha gënjeshtar.  Por, gjithashtu do t'ju thosha se gjithjçka që mund të bëj, do ta bëj. disa nga këto gjëra që janë shkatërruar në këto tre dekada t'i korrigjojmë, do t'i korrigjojmë dhe tashmë i korrigjuam", tha Mickoski në përgjigje të pyetjes gjatë vizitës së sotme në Kombinatin e duhanit Prilep.

Disa nga ato objekte, siç tha, janë të lidhura me shumë sfida të ndërthurura administrative dhe do të nevojitet kohë të zgjidhen raporte të pazgjidhura pronësore kuridike dhe debitore-kreditore.

"Mes tyre, prioritet i imi personal është Eurokompoziti. Personalisht punoj dhe personalisht kërkoj investues potencial i cili do të mund t'i servisojë obligimet ndaj ish-të punësuarve, të investojë dhe të fillojë prodhim të diçka që ndoshta do t'i sjellë shtetit të ardhura brenda vitit prej 250 deri 300 milionë euro. Personalisht ky është prioriteti im dhe personalisht po punoj në atë projekt. Shpresoj që së shpejti do të kemi lajme të mira. Problemi është që asnjë institucion bankar nuk jep kredi për industrinë e dedikuar, ndërsa sot kompanitë luftojnë të mbijetojnë dhe prandaj u nevojitet mbështetje bankare. Për fat të keq, shumë banka sot nuk duan të mbështesin industrinë e dedikuar, kështu që, do të shohim", tha Mickoski.

Lidhur me kredinë për kompanitë nga kredia hungareze, theksoi se i ka dhënë udhëzim ministres së Financave këtë fundjavë, të dielën në orën 12 në Ministrinë e Financave të organizojë takim me asociacionin  bankar në të cilin do të marrë pjesë edhe ai.

"Do t'u them edhe disa gjëra në takim, ndërkaq deri atëherë kemi edhe disa konsultime. Thelbi është se ne kur e morëm kredinë së bashku me bankat punuam në rastin që ato të mos kërkojnë shpenzime shtesë. Menduam se duhet bashkarisht ta ndajmë si rrezik, sepse çdoherë kur më pyesin si të ndihmojmë - ja si, ja mënyrë si, kështu ndihmohet. Me muhabete dhe rrahje shpine nuk ndihmohet. Ejani së bashku me shtetin ta ndajmë edhe këtë rerzik. menduam se edhe ato duhet të kenë përgjegjësi shoqërore, sepse si qeveri as nuk kemi kushërinj, as kemi vëllezër të cilët udhëheqin biznese e të kërkojmë linja të buta kreditore nga bankierët, ne nuk kërkojmë asgjë. Ja, muaji i pestë që jemi qeveri, kërkojmë nga qytetarët sepse në fund të ditës kur do ta ndihmoni ekonominë e vendit, ju tashmë i ndihmoni qytetarët. Kjo është mënyra që të ndihmohemi së bashku", potencoi Mickoski.

Megjithatë, shtoi, edhe deri më tani kur shteti ka dhënë linja të këtilla të buta kreditore, çdoherë pa kushte e ka prnuar normën e interesit dhe për atë gjithsej janë shpenzuar rreth 650 milionë euro. ab/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR