• e diel, 01 shtator 2024

Mickoski për vizitën e Eskobarit: Është i mirëseardhur çdo bashkëbisedues qëllimmirë

Mickoski për vizitën e Eskobarit: Është i mirëseardhur çdo bashkëbisedues qëllimmirë

Shkup, 23 gusht 2023 (MIA) - Është i mirëseardhur çdo bashkëbisedues qëllimmirë dhe kushdo që dëshiron të dëgjojë argumentet e koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, vlerësoi sot lideri i partisë opozitare Hristijan Mickoski në prag të vizitës së zëvendësndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Gabriel Eskobar në Shkup.

"Si edhe çdo vizitë tjetër. Periudhën e kaluar kemi pasur shumë vizita nga përfaqësues të lartë të huaj. Do t'i dëgjojmë argumentet nga ajo anë, do t'i themi argumentet tona, përafërsisht përmbajtjen e atij takimi e dimë se çfarë është, kështu që çdo bashkëbisedues me qëllim të mirë është i mirëseardhur, secili që dëshiron të dëgjojë argumentet e koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe nga populli është i mirëseardhur. Fakti që qeveria tani po përpiqet ta paraqesë vizitën e Eskobarit, thënë kushtimisht, si një "diplomat bulldozer" që është thirr këtu nga Qeveria për të ushtruar torturë dhe presion, është një dobësi e këtyre kriminelëve në Qeveri. Torturë dhe presion në shekullin 21 tanimë askush nuk kryen, por edhe nëse kryejnë, atëherë kanë zgjedhur bashkëbiseduesit e gabuar", ka thënë Mickoski në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës në Veles.

Sipas Mickoskit, për disa muaj do të ketë Qeveri të re dhe realitet të ri, ndërsa pushteti, siç vlerësoi ai, duhet të pranojë zgjedhje të parakohshme parlamentare sepse nuk mund ta realizojnë atë që e kanë marrë si detyrë përtej legjitimitetit.

Në komentin e deklaratës së ambasadores amerikane Anxhela Ageler se qytetarët duhet t'ua bëjnë me dije politikanëve se duan të jenë pjesë e BE-së, Mickoski tha se pajtohet "me deklaratën e ambasadores dhe se qytetarët janë ata që janë sovran në këtë vend dhe ata duhet në zgjedhje që do të ndodhnin një orë e më parë të dalin dhe të thonë "Po Bashkimit Evropian, por edhe të zgjedhin atë se si deri ajo Po drejt BE-së”. qa/

Foto: VMRO-DPMNE

 

QËNDRONI TË LIDHUR