Mickoski: Për shtatë vite zëri i popullit ishte i ngulfatur, tani vjen koha e Maqedonisë, po ndërtojmë themelet e ndryshimit
- Për shtatë vjet zëri i popullit ishte i ngulfatur. Për shtatë vite heshtja u bë rregull, ndërsa padrejtësia shprehi. Nuk filluam nga e zero, filluam nga minusi. Dhe përsëri vendosëm: do të fillojmë. Vendosëm themelet e një Maqedonie ndryshe. Po ndërtojmë themelet e ndryshimit”, shkroi sot në faqen e tij në Fejsbuk, kryeministri Hristijan Mickoski.
- Post By Fami Bajrami
- 11:44, 25 qershor, 2025
Shkup, 25 qershor 2025 (MIA) - Për shtatë vjet zëri i popullit ishte i ngulfatur. Për shtatë vite heshtja u bë rregull, ndërsa padrejtësia shprehi. Nuk filluam nga e zero, filluam nga minusi. Dhe përsëri vendosëm: do të fillojmë. Vendosëm themelet e një Maqedonie ndryshe. Po ndërtojmë themelet e ndryshimit”, shkroi sot në faqen e tij në Fejsbuk, kryeministri Hristijan Mickoski.
Siç thekson Mickoski, ky është vit i kthimit të dinjitetit, drejtësisë dhe kujdesit.
"Nuk filluam nga zero. Filluam nga minusi. Nga themelet që nuk ishin themele, por hi dhe pluhur. Dhe përsëri, vendosëm: do të fillojmë. Do të ndërtojmë. Do të besojmë, i kemi hedhur themelet. Themelet e një Maqedonie ndryshe. Jo Maqedoni e pamfleteve, por Maqedoni e zemrës. Një vit kthese – dinjiteti, drejtësie, kujdesi. Një vit që do ta kujtojmë – si e para, kur filloi epoka e re. Maqedonia nuk është mit. Maqedonia nuk është premtim. Maqedonia është realitet që po ndërtojmë. Tani. Me ty. Me ne. Për të gjithë. Po vjen koha e Maqedonisë. Po ndërtojmë themelet e ndryshimit”, theksohet në postimin në Fejsbuk të Mickoskit.
Foto: arkivi i MIA-s