Mickoski për negociatat me ZNAM-in: Bisedimet zhvillohen në drejtim pozitiv, vendimi përfundimtar pas 15 gushtit
- Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot se bisedimet me partnerin qeveritar ZNAM për kandidatët për kryetar të komunës së Kumanovës dhe komunës Qendër po zhvillohen në drejtim pozitiv dhe se vendimi përfundimtar do të merret pas 15 gushtit.
- Post By Fami Bajrami
- 12:41, 28 korrik, 2025
Shkup, 28 korrik 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot se bisedimet me partnerin qeveritar ZNAM për kandidatët për kryetar të komunës së Kumanovës dhe komunës Qendër po zhvillohen në drejtim pozitiv dhe se vendimi përfundimtar do të merret pas 15 gushtit.
"Po negociojmë me ZNAM-in për momentin për dy komuna - Kumanovë dhe komunën Qendër që të kemi një kandidat të përbashkët. Bisedimet po shkojnë në drejtim pozitiv, por do të kemi më shumë informacion pas 15 gushtit, siç thashë edhe më parë në një rast, sepse ende janë duke vazhduar analizat në komunat ku kemi kandidatë të mirë. Duhet pastaj edhe një herë pas 15-20 gushtit të bëjmë matjen edhe në kuadër të qytetarëve dhe brenda bazës së partisë në mënyrë që të arrijmë në zgjidhjen më të mirë që mund të ofrojmë", tha Mickoski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas hapjes së pishinës së mbyllur në shkollën "Nevena Georgieva-Dunja" në Kisella Vodë.
Lidhur me negociatat me partnerin tjetër qeveritar, VLEN siç shtoi, “kanë një marrëveshje parimore për mbështetje në komunat ku njëri ose tjetri koalicion do të ketë kandidatin e tyre”.
Foto: printskrin