• e premte, 05 dhjetor 2025

Mickoski: Për momentin nuk shoh arsye pse të organizoj edhe një takim të liderësh me Filipçen

Mickoski: Për momentin nuk shoh arsye pse të organizoj edhe një takim të liderësh me Filipçen

Shkup, 17 korrik 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickovski për momentin nuk sheh asnjë arsye për të organizuar një takim tjetër të liderëve me kryetarin e LSDM-së, Venko Filipçe, i cili ka kërkuar disa herë takim të liderëve për të përcaktuar vijat e kuqe dhe për të arritur konsensus ndërpartiak mbi çështjet kyçe shtetërore.

Mickoski në përgjigje të pyetjes për ftesën për takimin e lideërve, tha se deri tashmë kanë pasur një takim të liderëve me liderin e LSDM-së, Filipçe.

"Epo mirë, shpesh më ftojnë në takime të liderëve. Ne kishim takim të liderëve me zotëri Venko Filipçe. Nëse do të kishte nevojë për takim të tillë të liderëve, nuk e kuptoj pse nuk e kanë organizuar. Por, për momentin nuk shoh asnjë arsye pse do të organizonim takim tjetër të liderëve", tha Mickoski në konferencën për shtyp pas nënshkrimit të marrëveshjeve për projekte infrastrukturore me njësitë e vetëqeverisjes lokale në kuadër të thirrjes së dytë të shpallur nga Qeveria. rq/bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR