• e shtunë, 01 shkurt 2025

Mickoski për fjalimin e Dodikut në Shkup: Nuk prisja se do ta keqpërdor atë ngjarje duke dërguar porosi të tilla

Mickoski për fjalimin e Dodikut në Shkup: Nuk prisja se do ta keqpërdor atë ngjarje duke dërguar porosi të tilla

Shkup, 28 janar 2025 (MIA) – Akademia solemne nuk është vend për të dërguar mesazhe të tilla politike, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur se si e vlerëson fjalimin e mbrëmshëm të presidentit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik në një manifestim në Shkup me rastin e festës së komunitetit serb në vend – Shën Savës.

Lidhur me fjalimin me porosi kundër BE-së dhe NATO-s, ku Dodiku mohon gjenocidin në Srebrenicë, kryeministri tha se nuk ka pritur “se do ta keqpërdor atë ngjarje duke dërguar mesazhe të tilla”.

"Sa i përket përmbajtjes së fjalimit që ka të bëjë kundër BE-së dhe NATO-s dhe të ngjashme, kategorikisht e refuzoj dhe absolutisht nuk pajtohem. Në të vërtetë nuk e prisja që ai do ta keëpërdorte atë aktivitet duke dërguar mesazhe të tilla sepse fundja ajo ishte një akademi solemne, jo vend ku dërgohen mesazhe të tilla politike”, ka thënë Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në një konferencë shtypi në Qeveri.

I pyetur se cilat institucione në vendin tonë do të preken më shumë nga vendimi i presidentit amerikan Donald Tramp për ngrirjen e mjeteve amerikane dedikuar për mbështetje të projekteve në mbarë botën, Mickoski u përgjigj se nuk mendon se do të ketë institucione shtetërore që do të preken nga vendimi i Trampit.

“Por po bëjmë analiza dhe do të shohim, do të dalim me strategji dhe konkluzione”, ka thënë Mickoski.

Foto: printskrin 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR