• e premte, 05 dhjetor 2025

Mickoski për deklaratën e kundërkandidatit të VMRO-DPMNE-së në Bërvenicë: Imagjinoni se çfarë do të ndodhë tani në Tetovë, Strugë, Dibër dhe disa komuna të tjera, një veprim kaq egoist nga një politikan në historinë më të re Maqedonia nuk ka parë

Mickoski për deklaratën e kundërkandidatit të VMRO-DPMNE-së në Bërvenicë: Imagjinoni se çfarë do të ndodhë tani në Tetovë, Strugë, Dibër dhe disa komuna të tjera, një veprim kaq egoist nga një politikan në historinë më të re Maqedonia nuk ka parë

Shkup, 26 tetor 2025 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pas takimit me qytetarët në Bërvenicë, së bashku me kandidatin për kryetar komune dhe kryetar aktual të Bërvenicës, Jovica Ilievski, shprehu keqardhje për gjithçka që dëgjoi nga kundërshtari i tij, duke e vlerësuar si "një gabim të madh, mbi të gjitha, për kandidatët për kryetar komune nga i njëjti koalicion që ai përfaqëson".

"Imagjinoni se çfarë do të ndodhë tani në Tetovë, në Strugë dhe Dibër dhe në disa komuna të tjera. Kështu që, një veprim kaq egoist nga një politikan në historinë më të re Maqedonia nuk ka parë. Të hyjë të mendoj vetëm për veten dhe interesin e tij të shkurtër, ndërsa t'i lë pas dore të gjithë të tjerët, të cilët, gjithashtu, luftojnë në raundin e dytë për mandatin e kryetarit të komunës", deklaroi Mickoski. 

Ditët e fundit, Mickoski tha se ka folur shumë seriozisht me një numër përfaqësuesish me ndikim të bashkësisë ndërkombëtare, sepse kjo ka arritur edhe tek ata.

"Edhe ata shohin me keqardhje të madhe dhe thjesht me mosbesim, atë që dëgjojnë se dikush në shekullin 21 mund të përdorë një fjalor të tillë", theksoi Mickoski. 

I pyetur nëse deklarata e Haqim Ramadanit ndikon apo jo në koalicionin qeveritar me VLEN-in, Mickoski tha se kjo “ndikon në qëndrimin e tij në të ardhmen”.

"Pasi të humbasë zgjedhjet këtu në Bërvenicë, ai do të shkarkohet normalisht nga pozicioni që mban aktualisht", tha Mickoski.

Mickoski, para qytetarëve të Bërvenicës, tha se mbështetja e tij personale dhe mbështetja e Qeverisë është me të gjithë ata që punojnë për të ardhmen e Maqedonisë sonë të përbashkët, pavarësisht nga përkatësia etnike, fetare, përkatësia politike apo mospërkatësia.

"Kushdo që flet për të ardhmen e Maqedonisë është bashkëbiseduesi im i mirëseardhur. Kushdo që flet për ndarje, veçanërisht për ndarje etnike, jo vetëm që nuk është bashkëbiseduesi im i mirëseardhur, por nuk ka qëllime të mira, as për maqedonasin, as për shqiptarin, as për të gjitha pjesët e tjera të popujve që janë bashkëqytetarë tanë në atdheun tonë të bukur të përbashkët Maqedonia. Jam i bindur se kjo do të njihet dhe do të refuzohet masivisht nga banorët e komunës së Bërvenicës, sepse ata dinë të njohin cilësinë, të njohin se kush është kujdesur për katër vitet e fundit pa bërë asnjë ndarje në komunën e Bërvenicës, as sipas etnisë, as sipas fesë, as sipas përkatësisë politike", tha Mickoski.

Si qeveri, theksoi Mickoski, ata e kanë treguar dhe dëshmuar këtë me investime dhe kontrata me vlerë gjysmë miliardi euro, në të gjitha komunat, pavarësisht nëse janë të majta apo të djathta, nëse kryetarët e komunave janë proqeveritarë apo nga opozita.

"Investuam në mënyrë të barabartë kudo, sipas të njëjtave kritere. Kështu ndërtohet bashkëjetesa, kështu ndërtohet një shtet i përbashkët dhe kështu ecim përpara. Me përçarje mund të kthehemi vetëm prapa", tha Mickoski.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për mbështetjen me Koalicioni VLEN në raundin e dytë, Mickoski theksoi se ky koalicion dërgoi një kumtesë se nuk e mbështet Fatmir Deharin në Kërçovë. 

"E dëgjova Fatmir Limanin, i cili absolutisht nuk bëri thirrje për të votuar kundër kandidatit të VMRO-DPMNE-së në Kërçovë. E dyta, koalicionit VLEN dërgoi një kumtesë se nuk e mbështet Fatmir Deharin si kandidat për kryetar të komunës së Kërçovës. Por, ja edhe une po u bëj thirrje shqiptarëve që janë në Kërçovë, por edhe banorëve të Kërçovës që do ta dëgjojnë këtë deklaratë, të mendojnë pas gjithçkaje që kemi dëgjuar, për njeriun që po i shantazhon mbesat dhe vajzat e tyre, nëse duhet të votojnë për të, dhe nëse ai është kandidati i denjë për kryetar të ardhshëm të Kërçovës. Dhe më vjen keq, që shoqatat e nënave dhe grave shqiptare nuk dolën me akuzë dhe me neveri të komentojnë atë që dëgjuan për këtë kandidat dhe i cili po përpiqet përsëri të jetë kryetari i komunës së Kërçovës", deklaroi Mickoski. ls/ 

Foto: MIA printskrin 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR