• e premte, 05 dhjetor 2025

Mickoski për çmimet e ushqimit: Bëjmë analiza të detajuara, nuk duam masa populiste, por zgjidhje të përhershme

Mickoski për çmimet e ushqimit: Bëjmë analiza të detajuara, nuk duam masa populiste, por zgjidhje të përhershme

Shkup, 11 gusht 2025 (MIA) - Analizohen në mënyrë të detajuar të gjithë faktorët që ndikojnë ndaj çmimeve të ushqimit dhe i kushtohet shumë vëmendje se çfarë masash do të aprovohen. Qeveria dëshiron zgjidhje të përhershme, e jo populiste, tha sot kryeministri Hristian Mickoski. 

Siç theksoi, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, praktika ka treguar se kufizimim i masave vetëm shpërndahet në muajt e therë dhe pastaj çmimet balancohen. Kjo është kurth, shtoi, në të cilën nuk duhet të biejmë.

Kryeministri është decid se shkaku për rritjen e inflacionit janë shërbimet.

"Ecim zë pas zëri, me shumë studiozitet, detaje pas detajesh, derisa të arrijmë në vendimin përfundimtar se çfarë të bëjmë më pas. Jemi shumë të kujdesshëm në marrjen e masave. Pres që analiza që po bëjmë të përfundojë shumë shpejt. Po analizojmë produkt pas produkti, grupe produktesh dhe shërbimesh në mënyrë që të arrijmë një zgjidhje të përhershme. Po analizojmë të gjitha inputet në ekuacion dhe tani për tani po dalim me një zgjidhje ad-hok për shtatorin, që është shporta shkollore. Do të na lini pak më shumë hapësirë për një zgjidhje të përhershme. Nuk duam masa populiste, por duam një zgjidhje të përhershme. Praktika ka treguar se nëse kufizojmë vetëm diferencën për një pjesë të caktuar të produkteve, veçanërisht produktet ushqimore, ajo më pas përhapet në muajt në vijim dhe përfundimisht barazohet. Nuk duam të biem në atë kurth", theksoi Mickoski pas vizitës në Komunën e Petrovecit.

Ai theksoi se përcillen ngjarjet edhe në rajon.

На локалните избори очекувам кампања што ќе се однесува на проекти, но очигледно дека има политичка партија, пред се мислам на Демократската унија за интеграција  која  наместо да зборува за

Përkujtoi se në gjashtë muajt e parë të këtij viti eksprti rritet më shumë nga eksporti, ndërsa shprehu edhe pritje edhe mëtej ta ulet deficiti tregtrar.

"Pas një kohe të gjatë, në gjashtë muajt e parë eksporti rritet më shumë në krahasim me importin. Eksporti ka qenë 2,9 për qind i rritur në gjashtë muajt e parë krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa eksporti 2,3 ose 2,4 për qind në periudhën e njejtë. Për herë të parë ndodh që të ulet deficiti tregtar me vende e huaja edhe atë në kushte kur industria automobilistike është në gjendje të atillë siç është, ndërsa komponenta jo eksportuese më shumë bie në industrinë automobilistike. Presim edhe në periudhën që vijon që të vazhdojë aktiviteti i këtillë ekonomik", tha kryeministri.

Të premten tregtarët, prodhuesit dhe shpërndarësit ishin në takim tek ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi për çmimet e ushqimit. Siç theksoi Durmishi paradite në konferencë për shtyp, kjo duhet të ishte vërejta dhe paralajmërimi i fundit për ta që të sillet në mënyrë përkatëse. Në të kundërtën, paralajmëroi Qeveria do të vendos masa rigoroze. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR