• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski: Nuk na duhet Evropa nëse duhet të asimilohemi

Mickoski: Nuk na duhet Evropa nëse duhet të asimilohemi
Shkup, 2 korrik 2022 (MIA) - Sot Maqedonia po zgjohet dhe të gjithë ata që duan me një nënshkrim për një ose dy ditësh prej sot t’i japin fund Maqedonisë, këtë nuk do t’ua harrojë populli maqedonas dhe qytetarët maqedonas. Nuk na duhet Evropa, nëse duhet të asimilohemi, ka qenë porosia e kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski sonte para fillimit të protestës gjithëpopullore “Ultimatum – Jo faleminderit”. “Unë nuk dua të jem në Evropë, sepse kam të drejtë të jem maqedonas i cili flet gjuhën maqedonase dhe lufton për Maqedoninë e tij, për identitetin e tij, për kulturën e tij, për historinë e tij dhe për trashëgiminë e tij. Kjo është ajo që dua sot të porosis, këtë e porosisin edhe këto dhjetëra mijë qytetarë për disa javë nga ajo ngjarje madhështore më 18 qershor”, tha Mickoski. Ai porositi Qeverinë se nuk i intereson mesazhi i Edi Ramës, por i intereson mesazhi i këtyre mijëra njerëzve këtu dhe ajo është “jo” për propozimin e fundit. “Do të presim, nëse Evropa nuk është e gatshme të na presë neve maqedonasve të qytetëruar, në mënyrë të qytetëruar dhe dinjitoze, atje ku e kemi vendin, ajo është në Evropë, do të presim kur të vijnë njerëz që kuptojnë atë se çfarë duam të themi sot. Kjo është Maqedonia mbi të gjitha, identiteti maqedonas mbi të gjitha”, theksoi lideri i VMRO-DPMNE-së, Mickoski. Në këtë protestë të madhe gjithëpopullorë nuk ka politikë, ka vetëm një parti, ajo është Maqedonia, theksoi madje lideri i VMRO-DPMNE-së, Mickoski duke shtuar se këtu ka njerëz nga të gjitha partitë politike, por edhe ata që janë të papërcaktuar të cilët kanë ofruar rezistencë të madhe edhe në rrjetet sociale, publikisht, por edhe në shoqëri me bashkëmendimtarët.  

QËNDRONI TË LIDHUR