• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski: Notë proteste sot do t'i jepet ambasadorit bullgar

Mickoski: Notë proteste sot do t'i jepet ambasadorit bullgar

Shkup, 16 shtator 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski sot në një deklaratë për media tha se do t'i jepet notë proteste ambasadorit bullgar në vend pasi ne takimin e presidentes së shtetit Gordana Siljanovska-Davkova pas vizitës në Sofje me presidentin bullgar Rumen Radev ishte ftuar që të bëjë fotografi pa flamurin e Maqedonisë së Veriut.

"Në të kaluarën kur po poshtërohej dhe shitej dinjiteti i Maqedonisë, atëherë ata heshtën, kthyen kurrizin dhe pajtoheshin me ata që na poshtëruan dhe na shkelën. Tani gjërat janë zgjidhur në këtë mënyrë, me diplomaci, dërgohen nota proteste dhe nuk do të kemi më as politikë ndërkombëtare, as politikë diplomatike me shpinë të kthyer. Atëherë kur kalohet rubikoni, kur kalohet vija e kuqe, atëherë duhet reaguar. Sepse nëse nuk reagoni, ai përjashtim do të bëhet praktikë", tha Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve para takimit me përfaqësuesit e AHK-së për Maqedoninë e Veriut, pjesë e rrjetit të Odave gjermane jashtë vendit dhe Shoqatës Ekonomike Maqedoni-Gjermani.

Ne, theksoi ai, jemi gjithmonë të gatshëm t'i përgjigjemi me dashamirësi marrëdhënieve të mira fqinjësore, por kur të shohim se vijat e kuqe janë kaluar, atëherë patjetër duhet të ndërhyjmë.

Ai tha se delegacioni i Maqedonisë nuk ka reaguar menjëherë për mosvendosjen e flamurit kombëtar në shenjë respekti për dy pilotët, të cilët humbën jetën në të njëjtën ditë në një aksident ajror.

"Ka pasur një reagim nga kabineti i presidentes dhe ishte shumë e qartë pse atë ditë nuk pati asnjë reagim. Në interes të respektit për jetët e humbura tragjike të pilotëve të vdekur në Bullgari, nuk donim të krijonim tension. Por është mirë që edhe sot reagohet, në këtë mënyrë. Më parë nuk na shqetësonte që fqinjët kthenin shpinën dhe heshtej. Atëherë ka qenë e bukur dhe vlerë evropiane, ndërsa tani kur po reagojmë pse po reagojmë", tha Mickoski.

Për punën e Komisionit të përzier me Bullgarinë pritet që bisedimet të vazhdojnë në frymën e miqësisë dhe fqinjësisë së mirë.

"Pres të negociojmë dhe diskutojmë objektivisht. Këto janë procese që zgjasin me dekada. Kemi shembuj të tillë në Evropë. Çdo vendim i nxituar prodhon vendime të nxituara dhe ato vendime të nxituara mund të jenë të gabuara. Prandaj pres që anëtarët e komisioneve nga të dyja palët të bisedojnë në frymë të mirë fqinjësore", tha Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve. rq/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR