• e diel, 22 dhjetor 2024

Mickoski paralajmëroi ndërtimin e kopshteve, rrugëve lokale, shkollave, ambulancave, sallave sportive në 15 komuna

Mickoski paralajmëroi ndërtimin e kopshteve, rrugëve lokale, shkollave, ambulancave, sallave sportive në 15 komuna

Shkup, 25 dhjetor 2023 (MIA)- Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot pas përfundimit të takimit punues me kryetarët, ku është biseduar për dinamikën e realizimit të projekteve të parapara me programet të cilat partia u paraqut në zgjedhjet lokale para dy viteve, mbajti konferencë për media ku i prezantoi fillimet e punëve ndërtuese, si pjesë e projekteve, të cilat do të ndodhin gjatë disa muajve të ardhshëm.

"Konferenca e sotme për shtyp është për lajme të dobishme dhe pozitive të cilat kanë të bëjnë në punën e më shumë komunave ku kryetarët e komunave vijnë nga radhët e VMRO-DPMNE-së", theksoi Mickoski. 

Ai paralajmëroi se në peshëmbëdhjetë komuna më të mëdha vijojnë ndërtime të projekteve kapitale të cilat duhet dukshëm ta lehtësojnë jetën e qytetarëve në ato komuna. 

"Në komunën Aerodrom, te Timço Mucunski do të fillohet me projekitn për zgjerimin dhe renovimin e kopshtit të ri për fëmijë dhe objektit "Izvorçe" për të cilat do të investohen 70.000.000 denarë dhe fillim i investimeve për projekte për zgjerim dhe renovim të SHFK-së "Bllazhe Koneski"  për të cilën do të investohen 100.000.000 denarë. Bëhet fjalë për dy objekte të reja kapitale në Aerodrom, një kopsht dhe një shkollë me vlerë prej 170.000.000 denarë. Në Komunën e Kisella Vodës, afër Orce Gjeorgievskit, fillon projekti për zgjerimin e çerdhes “8 Mart” në lagjen Rasadnik, për të cilin do të investohen 60.000.000 denarë dhe projekt i ri për ndërtimin e SHF “Kliment Ohridski” në fshatin Draçevë, për të cilin do të investohen 80.000.000 denarë. Dy projektet me vlerë të përgjithshme mbi dy milionë euro janë të shumëpritura dhe nevoja thelbësore për banorët e Kisella Vodës", theksoi Mickoski dhe shtoi se do të ketë ndërtime edhe në komunat tjera të Shkupit ku ka kryetarë komunash nga radhët e VMRO- DPMNE-së, si Gazi Babë, Gjorçe Petrov, Butel dhe Ilinden.

Paralajmëroi edhe se rikosntruktime dhe ndërtime do të ketë edhe në komunat e tjera në shteti.

 "Në Komunën e Shtipit është filluar me projektin për ndërtimin e sallës sportive të njohur "Xhekson", në Komunën e Manastirit do të investohet në projektin për rindërtim të rrugës "8 Septemvri" me gjatësi prej 1400m, në Komunën e Prilepit është filluar me projektin për ndërtimin e fabrikës për reciklim të mbetjeve me çfarë do të zgjidhet problemi shumëvjeçarë me trajtim të mbetjeve në komunë", tha Mickoski dhe shtoi se realizim të projekteve të tilla do të ketë edhe në Pehçevë, Jegunocë, Makedonski Brod, Sveti Nikollë dhe Veles.

Ai theksoi se investimet janë zhvillim me të cilat praktikisht e zhvillojnë shtetin dhe ata janë fryt i projekteve të përpunuara dhe vizion konkret. 

"Së shpejti pas ndryshimeve që do të ndodhin në pushtetin qendror në zgjedhjet e ardhshme vijon përkrahje e vetëqeverisjeve lokale pavarësisht përkatësisë partiake e kryetarëve të komunave. Është shumë e rëndësishme të themi se qeveria e ardhshme e VMRO-DPMNE-së nuk ka për qëllim si ajo që ka bërë deri më tani qeveria e LSDM-së dhe BDI-së apo BDI-LSDM-së, që t'i ndajë komunat në të përshtatshme dhe të papërshtatshme, ose ku ka kryetarë LSDM-BDI për të qenë të përshtatshme, të gjithë të tjerët të jenë të papërshtatshme. Ne nuk kemi për qëllim të klasifikojmë komuna të tilla, por të gjitha komunat në të gjithë territorrin e Maqedonisë në këto 26.000 kilometra katrorë do të investohet dhe do të realizohen projekte të tilla", paralajmëroi ai.

 Mickoski tha se projektet janë premtuar me programet me të cilat VMRO-DPMNE ka marrë pjesë në zgjedhjet lokale para dy viteve dhe se po mundohen të realizojnë pjesën më të madhe të premtuar, më shumë se 70 për qind, tashmë në gjysmë të mandatit të kryetarëve të komunave.ss/

Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR