• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski: Njerëzit pa dallim të religjionit kur janë të bashkuar, mund të bëjnë një të nesërme më të mirë për veten dhe të afërmit e tyre

Mickoski: Njerëzit pa dallim të religjionit kur janë të bashkuar, mund të bëjnë një të nesërme më të mirë për veten dhe të afërmit e tyre

 Shkup, 21 prill 2023 (MIA) - Kryetari i VMRO-DMNE-së, Hristijan Mickoski, në emër të tij dhe në emër të VMRO-DPMNE-së, të gjithë myslimanëve në shtet ua uron festën e madhe të Fitër Bajramit.

"Jetojmë në kohëra të sfidave dhe problemeve të mëdha që i ndajmë bashkë, ashtu siç i kemi ndarë shekuj më parë. Pikërisht festat e këtilla janë një mundësi për t'i theksojmë lerat tona të përbashkëta tradicionale që na kanë lidhur ndër vite, e këto janë mirëkuptimi, solidariteti, toleranca dhe këmbëngulja. Besimi në Zot e bën çdo person shpirtërisht më të pasur dhe të gatshëm për t'u përballur me të gjitha pengesat që i dalin përpara. Njerëzit, pa dallim të religjionit, kur janë të bashkuar dhe kur kanë besim të fortë, së bashku mund të bëjnë një të nesërme më të mirë për veten dhe më të afërmit   e tyre, për fqinjët dhe për bashkëqytetarët e tyre”, ka shkruar Mickoski në urim. 

 Ai thekson se bërja e veprave të mira mund t'i bashkojë njerëzit. ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s


 

 


 

QËNDRONI TË LIDHUR