Mickoski nga trajnimi në Konrad Adenauer: Maqedonia po transformohet me shpejtësi
- Prej sot, në dy ditët në vijim Qendra partiake hulumtuese-analitike e VMRO-DPMNE-së (QPHA) dhe Fondacioni Konrad Adenauer (KAS) po mbajnë trajnim për kandidatët për keyetarë komunash të VMRO-DPMNE-së dhe anëtarëve të Komitetit kezekutiv të partisë në temën - zhvillimi i qëndrueshëm lokal për të ardhme më të mirë.
- Post By Arta Bunjaku
- 20:17, 13 qershor, 2025

Shkup, 13 qershor 2025 (MIA) - Prej sot, në dy ditët në vijim Qendra partiake hulumtuese-analitike e VMRO-DPMNE-së (QPHA) dhe Fondacioni Konrad Adenauer (KAS) po mbajnë trajnim për kandidatët për keyetarë komunash të VMRO-DPMNE-së dhe anëtarëve të Komitetit kezekutiv të partisë në temën - zhvillimi i qëndrueshëm lokal për të ardhme më të mirë.
Trajnimin e hapi përfaqësuesi i KAS për Maqedoni, Daniel Braun dhe udhëheqësi i QPHA të VMRO-DPMNE-së, Svetisllav Vasev.
Siç kumtuan nga partia në ngjarje foli edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministër i Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski, i cili para të pranishmëve tha se VMRO-DPMNE pret fitore të madhe në zgjedhjet lokale në vjeshtë, gjë që, siç thonë, do të thotë numër më i madh i komunave, duke potencuar se tendenca është që LSD të mbetet pa asnjë komunë.
"Kryetari i partisë Mickoski tha se Maqedonia po transformohet me shpejtësi, dhe në atë drejtim theksoi se numri i turistëve në vend po rritet, prodhimi industrial po rritet, numri i investimeve kapitale dhe lejeve për ndërtim është rritur", thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
Mickoski theksoi se qëllim i Qeverisë së VMRO-DPMNE-së është ta përfundojë këtë mandat me BPV nominale të Maqedonisë prej mbi 20 miliardë dollarë, kjo do të thotë ekonomi më të fuqishme dhe qytetarë më të pasur, dhe në atë drejtim, siç tha, do të kontribuojnë të gjitha investimet, si shtetërore, ashtu edhe private, por edhe të huaja, të cilat po ndodhin për shkak të klimës më të mirë afariste dhe politike. ab/
Fotо: VMRO-DPMNE
Со почит,