Mickoski nga Dojrani: Askush nuk duhet të ketë dilemë nëse funksionon boshti LSDM-BDI-E Majta
- Në këto zgjedhje kemi dy mundësi. Mundësi të tretë nuk ka. Njëra mundësi është një koalicion gjysmëformal. në disa momente joformal, ndërsa në thelbin e saj të thellë, shumë formal, në të cilin bëjnë pjesë partitë politike, të cilat janë bashkuar për dy qëllime kryesore. E para është pushteti dhe dëshira për pushtet. Dhe e dyta është urrejtja patologjike ndaj VMRO-DPMNE-së. Këto janë koalicioni LSDM-BDI dhe partia politike E Majta. Janë bashkuar Venkon, Aliu dhe Dimçe sepse pushteti është më i dashur për ta se çdo gjë tjetër në jetë, madje edhe nga parimet e tyre, por edhe urrejtja patologjike që kanë ndaj VMRO-DPMNE-së është aq e fortë saqë arriti të kapërcejë të gjitha dallimet e tyre, si politike ashtu edhe personale, vetëm për t'u bashkuar dhe munduar që në këto zgjedhje të arrijnë ndonjë rezultat. Ky është opsioni i parë”, tha Hristijan Mickoski, kryetari i VMRO-DPMNE-së, i cili sot pati fjalim në tubimin kombëtar të mbajtur në komunën e Dojranit, në kuadër të fushatës zgjedhore të vitit 2025, e cila zhvillohet nën sloganin “Zgjedhja e duhur! Njeriu yt! Vendi yt! Për të ardhmen tënde!”, për zgjedhjet e ardhshme lokale të planifikuara për 19 tetor.
Dojran, 10 tetor 2025 (MIA) - Në këto zgjedhje kemi dy opsione. Opsion të tretë nuk ka. Njëra mundësi është një koalicion gjysmëformal. në disa momente joformal, ndërsa në thelbin e saj të thellë, shumë formal, në të cilin bëjnë pjesë partitë politike, të cilat janë bashkuar për dy qëllime kryesore. E para është pushteti dhe dëshira për pushtet. Dhe e dyta është urrejtja patologjike ndaj VMRO-DPMNE-së. Këto janë koalicioni LSDM-BDI dhe partia politike E Majta. Janë bashkuar Venkon, Aliu dhe Dimçe sepse pushteti është më i dashur për ta se çdo gjë tjetër në jetë, madje edhe nga parimet e tyre, por edhe urrejtja patologjike që kanë ndaj VMRO-DPMNE-së është aq e fortë saqë arriti të kapërcejë të gjitha dallimet e tyre, si politike ashtu edhe personale, vetëm për t'u bashkuar dhe munduar që në këto zgjedhje të arrijnë ndonjë rezultat. Ky është opsioni i parë”, tha Hristijan Mickoski, kryetari i VMRO-DPMNE-së, i cili sot pati fjalim në tubimin kombëtar të mbajtur në komunën e Dojranit, në kuadër të fushatës zgjedhore të vitit 2025, e cila zhvillohet nën sloganin “Zgjedhja e duhur! Njeriu yt! Vendi yt! Për të ardhmen tënde!”, për zgjedhjet e ardhshme lokale të planifikuara për 19 tetor.
Ai foli për siç thotë, koalicionin gjysmëformal të LSDM-BDI-E Majta për zgjedhjet e ardhshme lokale, i cili është i njëjti koalicion nga qeveria e mëparshme që nuk la asnjë gjurmë, përveç plaçkitjes dhe shkatërrimit të vendit.
Mickoski theksoi se ajo që bashkon dëshirën për pushtet midis këtij koalicioni për zgjedhjet e ardhshme lokale është dëshira për pushtet, me çdo kusht, madje edhe me koston e shkeljes së parimeve të tyre, dhe siç thotë ai, kjo bashkon edhe urrejtjen e përbashkët ndaj VMRO-DPMNE-së.
Siç thotë Mickoski, qeveria e mëparshme, e cila po bën përsëri koalicion për këto zgjedhje lokale, përveçse shkatërroi dhe plaçkiti vendin, e shiti dhe nënshkroi lloj-lloj marrëveshjesh, nuk la asnjë gjurmë tjetër.
"Opsioni i dytë është koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE. Kur të analizoni këto dy opsione, do të arrini në disa konkludime. Konkludimi i parë është se ky opsion i parë, ky koalicion midis Venkos, Aliut dhe Dimçes, përveç asaj që janë për një qëllim, që është pushteti. Ata praktikisht, me mesazhin e tyre në këto zgjedhje, që është, "Ne po luftojmë për shtëpinë tonë", na kujtojnë qartë se kishin 7 vjet qeverisje në Maqedoni, 7 vjet mundësi, për të luftuar për shtëpinë tonë të përbashkët, atdheun tonë Maqedoni. Dhe, përveç faktit se bënë shkatërrime të mëdha, praktikisht grabitën Maqedoninë, grabitën qytetarët e Maqedonisë, shitën Maqedoninë, nënshkruan lloj-lloj marrëveshjesh, ndonjë kujtim tjetër, memorie tjeter nga ato 7 vite askush nuk mund të kujtojë", thotë Mickoski.

Mickoski kujtoi edhe fjalimin e njërit prej kryetarëve të mëparshëm të LSDM-së nga foltorja parlamentare, i cili tregon se si LSDM ka qenë në koalicion me të Majtën për një kohë të gjatë, dhe kjo nuk do të jetë hera e tyre e parë. Sipas tij, ky është një koalicion që e kthen shtetin pas në kohë.
"Prandaj, sot, nëse dikush ka ndonjë dilemë nëse ky bosht i trefishtë funksionon, nuk duhet të ketë. Veprat flasin vetë, veprat vetë përshkruajnë rrugën në të cilën do të na çonin. Me një fjalë, është një koalicion që na kthen pas në kohë. Koha e plaçkitjes, koha e poshtërimit kombëtar, koha e tradhtisë, koha kur qytetarët ndjenin dhimbje të thellë, sepse të gjithë po ecnin përpara, dhe ne jo vetëm që po ngecnim, por ndonjëherë edhe po ktheheshim prapa", tha Mickoski. ls/
Foto: VMRO-DPMNE